Reformat, Fyle: Me rëndësi kontributi i të gjithë aktorëve
TIRANË- Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle ka ripërsëritur edhe një herë më shumë apelin ndaj klasës politike shqiptare që realizimi i reformave të jetë kontribut i të gjitha palëve.
“Më lejoni të nënvizoj rëndësinë që ka kontributi i të gjithë aktorëve në realizimin e reformave, vazhdimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, si dhe dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Komisioni është i gatshëm të japë mbështetje dhe orientime për këto përpjekje të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat bëhen edhe më të rëndësishme në këtë kohë kur i gjithë rajoni po ecën përpara”, thekson Fyle gjatë takimit.
Këto deklarata komisioneri Fyle i ka bërë sot në Bruksel, gjatë takimit që zhvilloi me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu ku kanë diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri në lidhje me procesin e integrimit europian.
Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian rreth këtij takimi thuhet se Komisioneri Fyle mirëpriti miratimin nga Qeveria të Planit të Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të shprehura nga Komisioni në Opinionin për Shqipërin.
Komisioneri Fyle ka kërkuar ‘përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore dhe të rishikimit të Rregullores së Kuvendit, duke i hapur rrugën kështu progresit edhe në fusha të tjera”.
Ndërkohë nga ana e saj ministrja Bregu e ka siguruar Fylen që Shqipëria nuk do të humbë më kohë dhe do të çojë përpara masat e nevojshme për të shënuar progres të konsiderueshëm në të gjitha fushat.
(el.me/BalkanWeb)