Qeveria, stimul per punonjesit qe do te punojne ne ditet e pushimit per festat
Qeveria stimulon administraten te punoje edhe ne dite pushimi ne rast te festave zyrtare, duke nxjerre nje vendim se ne te tilla raste, nepunesit do te marrin shtese page. Me nje ndryshim ne vendimin e Keshillit te Ministrave per kohezgjatjen e punes dhe te pushimit ne institucionet shteterore, qeveria miratoi dje nje kuote shtese prej 25 per qind te pages, per punonjesit qe do te dalin ne pune edhe kur ka pushim ne ditet e festave zyrtare. Kerkese kjo kur eshte e nevojshme dhe behet me vendim te Keshillit te Ministrave. "Si rregull, ditet e festave zyrtare jane dite pushimi. Punemarresi gezon te drejten e pages ne keto dite. Kur festa zyrtare bie ne ditet e punes dhe me vendim te Keshillit te Ministrave ose ne kontraten kolektive eshte vendosur te punohet, puna e kryer diten e festes zyrtare kompensohet me nje shtese page, jo me pak se 25 per qind ose me nje pushim te barabarte me kohezgjatjen e dites se punes se kryer, plus nje pushim shtese, jo me pak se 25 per qind te kohezgjatjes se kesaj pune, qe merret nje jave para ose pas kryerjes se saj", thuhet ne vendimin e marre dje nga qeveria. Ne rastet kur festa zyrtare bie ne ditet e pushimit javor, dita e hene eshte dite pune dhe puna e kryer kompensohet me nje shtese page prej 25 per qind, u shtua ne vendim. Pak kohe me pare, Komisionet Parlamentare te Kuvendit, diskutuan te tjera ndryshime qe ekzekutivi beri per rastin e festave zyrtare dhe per ditet e pushimit te administrates publike. Ne ndryshimet e bera, 8 dhjetori "Dita e Rinise", u caktua si feste zyrtare. Nderkohe u shkurtuan ditet e gjata te pushimit per nepunesit e administrates, te cilet ne rast se nje feste zyrtare qellonte dite e shtune apo e diel, ajo do te behej pushim diten e hene edhe te marte.