E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do te ndertojme HEC-in e Skavices"

Rozeta Rapushi
Qeveria planifikon te ndertoje nje hidrocentral ne Skavice ne kaskaden e Drinit, qe do t'i kushtoje asaj gjysme miliarde euro. Kryeministri Sali Berisha, tha dje gjate mbledhjes se qeverise, se nje projekt shume i rendesishem ne fushen energjetike po perpilohet per ne kaskaden e Drinit. Projekt qe sipas tij, do te shtoje me rreth 350-400 megavat prodhim energjie si dhe do te optimizoje tere funksiononim e kaskades. "Kjo ide ka rreth 30 vite qe qarkullon ne te gjitha kabinetet dhe institucionet energjetike te vendit. Ne jemi para dy alternativave. E para eshte te shkojme serish te tenderi. Por ka edhe nje alternative tjeter qe, te jem i sinqerte me ju, me eshte dukur gjithnje me e mira, qe qeveria shqiptare te marre persiper ndertimin e kesaj vepre te mrekullueshme energjetike",-tha kryeministri. Sipas tij, qeveria po e konsideron vete ndertimin e kesaj vepre gjigante. Berisha u shpreh se Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, KESH-i dhe agjenci te tjera duhet ta shqyrtojne me hollesi, te hapin tenderin per projektin, nga studimet fillestare deri tek projekti i zbatimit, ose te percaktoje parimet dhe ta tenderoi me celesa ne dore. "Ne duhet ta ndertojme Skavicen. Kaskada eshte nje pasuri e madhe dhe Skavica eshte kurora e kaskades, nena e te gjitha digave nen te. Mendoj se nuk duhet qe te pranojme qe kjo pasuri e madhe natyrore te mos shnderrohet ne nje vlere reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Ne kohen qe pergatitet projekti, i cili kerkon nje kohe minimumi nje vit, maksimumi dy vjet, edhe projektet e medha te rrugeve do te kene marre zhvillimin", vijoi kreu i qeverise. Ndonese nuk dha siguri se projekti do te mbarohet, Berisha tha se qeveria e tij duhet ta filloje ate gjate ketij mandati, duke shprehur bindjen se ne mandatin tjeter, ajo do te jete vepra kryesore publike qe ndertohet ne vend. Kreu i qeverise, kerkoi nga KESH qe te nise menjehere pergatitjet, duke marre persiper se qeveria do te mbuloje garancine e kredise qe do te marre. "Kjo veper duhet te marre jete, nuk duhet te qendroje me si fantazme ne sirtaret e burokracise shqiptare. Ajo eshte e domosdoshme. Kjo ishte kryefjala e mbledhjes se sotme. Pas dy viteve, Skavica do te jete projekti lider i puneve publike ne republiken e Shqiperise. Ne duhet ta ndertojme Skavicen dhe Shqiperia i ka te gjitha potencialet per te ndertuar kete veper mahnitese, pasi e tille eshte per funksionet qe ajo merr", theksoi kreu i qeverise.
Kryeministri: Skavica do te ule ndjeshem permbytjet
Ndertimi i nje hidrocentrali ne kaskaden e Drinit, sipas kryeministrit Sali Berisha, do te ulte ndjeshem mundesite e permbytjeve te medha ne zonen e nen Shkodres. Duke shpjeguar projektin per ndertimin e HEC-it ne Skavica, Berisha tha se ai do te ishte nje lloj tamponi ne permbytje te tilla. "Skavica normalisht duhet te kishte qene hidrocentrali i pare qe duhej ndertuar ne kaskaden e Drinit. Pozicioni i saj natyror e ben ate nje nga vendet me te pershtatshme ne tere Evropen per ndertimin e nje hidrocentrali. Skavica eshte nje nga ngushticat me te ngushta ne vendin e presupozuar qe do te ndertohet diga, por dhe me shpatulla shkembore me te forta", tha Berisha. Sipas tij, qeveria duhet ti permbahet parimit, permbytja me e vogel, prodhimi me i madh. "Ne rast se kete janar, pavaresisht nga fatkeqesia natyrore, KESH-i ia doli te prodhoje nje sasi te pa prodhuar kurre me pare, rreth 700 milione kilovat/ore, ndertimi i Skavices kete prodhim e ben te mundur ne teresi, pa varesi te medha nga koha, edhe pse sigurisht qe ka nje ndikim, por shume me te vogel", theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›