E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria terheq nga Kuvendi ligjin per pastrimin e parave

Cenonte kompetencat e prokurorise. Komisioni i Ekonomise anulon votimin

I parashikuar per te votuar dje ne komisionin parlamentar per ekonomine dhe financat projektligji i qeverise Per terrorizimin dhe parandalimin e pastrimit te parave eshte fshire nga axhenda e Kuvendit. Burime te komisionit tregojne per Shqip se mbledhja e parashikuar per votimin e projektligjit u anulua pasi qeveria ka kerkuar terheqjen e tij.

Projektligji Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit ishte miratuar nga qeveria dhe me 6 shtator kishte mberritur per votim ne kuvend ku dje me 27 tetor ishte caktuar data e diskutimit ne Komision te Ekonomise. Drafti i hartuar nga Ministria e Financave prekte kompetencat e Prokurorise se Pergjithshme duke ia ulur funksionet per ti zhvendosur drejte nje strukture tjeter ne varesi te Kryeministrit.

Keshilli i Ministrave ka marre nismen per ngritjen e krijimit te njesise se hetimit e cila do te funksionoje si strukture e specializuar hetimi ne perberje te autoritetit pergjegjes. Kjo njesi do te kete per detyre te kerkoje pastroje kap dhe konfiskoje te gjitha produktet e krimit dhe financimet e terrorizmit duke krijuar nje baze te dhenash unike per identifikimin e numrit te llogarive te personave fizike dhe juridike. Kjo njesi do te jete nen varesine e Keshillit te Ministrave. Qeveria ka marre parasysh edhe kerkesat e Shoqates Kombetare te Bankave te Shqiperise e cila ka kerkuar qe diapazoni i gjobave te jete i percaktuar ne vlera minimale dhe maksimale pasi nje gje e tille e ben me te lehte perllogaritjen e gjobes.

Ne relacionin e qeverise citohet se nisur nga fakti se gjate dy viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te referuara ne polici e prokurori dhe keto te fundit nuk po i pergjigjen me po te njejtin ritem kesaj rritjeje u pa e domosdoshme qe ne atributet e autoritetit pergjegjes konkretisht DPPPP-se te perfshihen edhe atributet e policise gjyqesore per te hetuar ceshtjet me komplekse te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›