Europianet duan euron

Një studim i realizuar nga qendra e kërkimeve PEW e Uashingtonit tregon se europianët nuk janë aspak të lodhur nga monedha e përbashkët, pavarësisht krizës së borxhit në Eurozonë që ka zbehur ndjeshmërinë e pjesëmarrjes në një realitet të përbashkët politik. Sipas këtij studimi janë shumë të paktë europianët që duan të kthehen në monedhat e tyre kombëtare. Gjtaë këtyre sondazheve janë pyetur 1 mijë persona në vendet kryesore të BE, si në Britaninë e Madhe, Spanjë, Francë, Itali, Gjermani, Greqi, Republikën Ceke dhe Poloni. Opinioni më dominues ka qenë se pjesëmarrja e vendeve të tyre në BE ka dobësuar ekonomitë kombëtare. Vetëm në Gjermani ekonomia më e madhe në Europë, ka regjistruar një entuziazëm në rritje për BE. Numri i qytetarëve gjermanë që e mbështesin zgjerimin në BE është rritur me dy pikë përqindjeje në tre vitet e fundit, në 65%. Më skeptikë shfaqen spanjollët. 54% e tyre kanë thënë se e shohin me dyshim qëndrimin në BE por të dhënat nuk hedhin asnjë dyshim mbi vullnetin e tyre për të qëndruar në Eurozonë. 60% e të intervistuarve kërkon që Spanja të qëndrojë në Unionin monetar europian. Një përqindje e njëjtë është regjistruar edhe në Itali ku vetëm 40% e tyre ka shprehur mendimin për tu kthyer në monedhën e vjetër liretën. Më surprizues është rezultati në Greqi ku vetëm 23% e qyetarëve grekë e kanë parë me nostalgji rikthimin tek monedha kombëtare Dhrahmia, ndërkohë që pjesa më e madhe e të anketuarve ka shprehur dëshirën të qëndrojë në Eurozonë. Vijojnë të mbeten eurosketikë anglezët. Studimi i qendrës kërkimore të Ëashingtonit ka treguar se