Program i detajuar për lëndën e informatikës
08/09/2009 Kurrikula e arsimit të detyruar
Programi i ri mësimor i hartuar nga specialistët e Ministrisë së Arsimit detajon skemën mësimore të lëndës së informatikës që do të jepet të arsimin 9-vjeçar sipas klasave përkatëse. Kështu- në klasat I-IX të arsimit bazë do të punohet me programet mësimore të sistemit të ri arsimor 9-vjeçar dhe tekstet alternative të përzgjedhura sipas katalogut në “Altertekst-2009”. Lënda e informatikës e klasës VIII për shkollat që nuk kanë bërë këtë lëndë në klasën VII, do të zhvillohet me 45 orë mësimore, prej të cilave 35 orë sipas programit të klasës së tetë me tekstin e informatikës 8 përzgjedhur nga shkolla dhe 10 (dhjetë) orë shtesë të marra nga fondi i orëve të lira të lëndëve të tjera, me këtë tematikë: pjesët kryesore të kompjuterit, lidhja dhe bashkëpunimi mes pjesëve kryesore të kompjuterit, programet kompjuterike dhe klasifikimi i tyre, dallimi mes programeve operative dhe programeve zbatuese, instalimi i programeve, kujtesa, sistemi operativ “Windows”, roli i tastierës dhe i mausit, menuja “Start”, “Windows”, “Explorer”, skedarët dhe dosjet. Të dhjetë temat e orëve shtesë do të zhvillohen si kapituj të veçantë dhe pa shkëputje në fillim të vitit shkollor, duke u pasqyruar në regjistër në lëndën e informatikës. Gjithashtu rregullorja e re përcakton se zhvillimi i lëndës së informatikës në klasën IX do të bëhet në zbatim të urdhrit të ri të nxjerrë nga Ministria e Arsimit. Ndërsa në lëndën e edukatës shoqërore në klasën e tetë, ashtu si vitin e kaluar shkollor, të vijojë zhvillimi i 10 orëve mësimore për të drejtën ndërkombëtare humanitare (DNH).