UT i nënshtrohet testimit të cilësisë
08/09/2009 Objekt kryesor i kontrollit do të jetë cilësia e diplomave dhe e kurrikulave të ofruara
Universiteti i Tiranës i nënshtrohet testimit të cilësisë, që do të kryhet nëpërmjet procesit të akreditimit të programeve akademike që ofrohen pranë çdo fakulteti të tij. Procesi i akreditimit, i cili pritet të zgjasë në kohë, do të kryhet nga Këshilli Britanik i Akredimit, një agjenci kjo e licencuar dhe me përvojë në testimin e universiteteve në disa vende të botës. Një ndër objektivat më të rëndësishëm të këtij vlerësimi të jashtëm do të jetë cilësia akademike dhe ajo e kurrikulave që ofrohen pranë UT-së. Pas verifikimeve dhe kontrolleve që do të kryhen nga specialistë të fushës do të jepet dhe vlerësimi përkatës, i cili do të përcaktojë cilësinë e diplomave të lëshuara nga ky universitetit, por dhe të atyre në rrethe. Lajmi është konfirmuar nga vetë rektori i UT-së, i cili gjatë ditës së djeshme ka takuar lordin Uotson, që është njëherësh dhe anëtar i Këshillit të Akreditimit. Gjatë këtij takimi rektori është shprehur se duke filluar nga dita e sotme do të çelen zyrtarisht procedurat që duhet të ndiqen nga Këshilli i Akreditimit Britanik për të plotësuar këtë proces të rëndësishëm jo vetëm për diplomat e UT-së, por edhe për universitetet e rretheve.
Konfirmimi
Aktualisht në të gjitha universitet, qofshin ato publike apo private, ka përfunduar detajomi i raporteve të vlerësimit të brendshëm, që do t’i vihen në dispozicion kësaj kompanie për të nxjerrë konkluzionet përfundimtare. “Universiteti i Tiranës ka mbaruar procedurat e vetëvlerësimit dhe ka marrë edhe vendimin e senatit të tij. Pas kësaj, në mënyrë që ne të shfrytëzojmë dhe të kemi mundësinë e operatorëve të besueshëm të huaj, e përkthyem edhe në gjuhën angleze. Ne i propozuam dhe i kërkuam lordit ta bëjmë këtë proces akreditimi me Këshillin Britanik të Akreditimit”, - ka deklaruar rektori Kule. Ndërsa lordi britanik Uotson ka pohuar se procesi i akreditimit do të shtrihet në aspekte të tilla, si cilësia e mësimdhënies, kurrikulave, por ky sipas tij është një proces i ndërlikuar që kërkon kohë.
Vendimi
Ligji i arsimit të lartë përcakton se procedurat, kërkesat, kriteret dhe standardet për vlerësimin dhe akreditimin janë të njëjta si për institucionet publike të arsimit të lartë, ashtu dhe për ato private. Për institucionet e arsimit të lartë që operojnë e ofrojnë diploma të përbashkëta me institucione të huaja të arsimit të lartë, si dhe për filiale të institucioneve të arsimit të lartë të huaja që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, vlerësimi dhe akreditimi bëhet duke marrë parasysh vlerësimin dhe akreditimin e tyre në vendin e origjinës. Pas monitorimit të treguesve përkatës, vendimi për akreditimin mund të jetë pozitiv, negativ ose me kusht. Vendimi negativ bën që një institucion ose program të mos njihet zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë. Mund të ketë penalizime me mbyllje apo heqje licence për ato institucione që do të rezultojnë me shkelje të kushteve ekzistuese. Çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit të parë. Akreditimi i parë i jep të drejtën një institucioni publik ose privat të arsimit të lartë të lëshojë diploma të njohura në vend. Po ashtu çdo program apo institucion i akredituar i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit periodik. Vlerësimi dhe akreditimi periodik kryhet çdo 6 vjet. Kjo procedurë do të jetë e detyrueshme të kryhet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, publike apo private.
Renditja
Fakultetet që do plotësojnë të gjitha kriteret e që do të vlerësohen me pikët maksimale do të marrin akreditimin. Kjo do të sjellë renditjen e universiteteve nga më i miri te më i dobëti, duke orientuar kështu studentët pranë institucionit më të përshtatshëm të studimeve të larta. Kjo procedurë do të ndikojë direkt në diferencimin korrekt që duhet të gëzojnë tarifat e studimit. Megjithatë, për universitet që pas vlerësimit të jashtëm do të shfaqin rezultate të dobëta, do të ketë penalizime, që do të vijojnë deri në heqje licence. Janë rreth 24 institucione private të arsimit të lartë në vend që kanë marrë licencën e aktivitetit nga Ministria e Arsimit, por vetëm tre prej tyre janë të akredituara.
Renditja sipas pikëve
Do të jetë e njëjta njësi matëse që do të bëjë vlerësimin e të gjitha këtyre institucioneve. Ato që do të plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në ligj dhe që do të vlerësohen me pikët maksimale, do të marrin akreditimin. Kjo do të sjellë renditjen e universiteteve nga më i miri te më i dobëti, duke orientuar kështu studentët pranë institucionit më të përshtatshëm të studimeve të larta. Kjo procedurë do të ndikojë direkt në diferencimin korrekt që duhet të gëzojnë tarifat e studimit. Megjithatë, për universitet që pas vlerësimit të jashtëm do të shfaqin rezultate të dobëta, do të ketë penalizime, që do të vijojnë deri në heqje licence. Janë rreth 24 institucione private të arsimit të lartë në vend që kanë marrë licencën e aktivitetit nga Ministria e Arsimit, por vetëm tre prej tyre tashmë janë të akredituara.