E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ul tarifat e qerasë së ujit, ja sa kushton 1 metër kub

 

Qeveria ka përcaktuar dje tarifat e qirasë për shfrytëzimin e ujërave detare për rritjen e peshkut. Sipas vendimit të djeshëm, qeveria ka ulur në 1 euro tarifën e përdorimit të ujërave të brendshme dhe detare për rritjen e peshkut. Ky vendim synon që të rrisë investimet në fushën e akuakulturës dhe rritjes së peshkut, si një fushë e rëndësishme në shërbim të shfrytëzimit të ujërave. Projektvendimi i miratuar dje përcakton në mënyrë të detajuar procedurat e konkurrimit dhe të vlerësimit të kërkesave. Në këtë mënyrë në vlerësimin e subjekteve do të kihet parasysh niveli i investimit të subjektit, duke promovuar investimet më serioze, tarifa e qerasë e cila nuk do të jetë më fikse por në vartësi të ofertave, si dhe niveli i punësimit. Përcaktimi i tarifave është bërë duke marrë parasysh eksperiencën e vendeve fqinje dhe është llogaritur në vleftë për metër katror. Kjo vlerë nuk duhet të jetë më pak se 20 mijë lekë në vit për subjekt. Akuakultura intensive ka marrë një zhvillim të shpejtë në det me impiante të rritjes se peshqve detarë, kocë dhe levrek në kosha notues. Iniciativa të akuakulturës ka edhe për rritjen e midhjeve. Të gjitha këto lloj aktivitetesh shfrytëzojnë një sipërfaqe ujore edhe pse me struktura jo fikse, për të cilat duhet të paguajnë një qira vjetore. 

Tarifat

I. Për të gjitha kategoritë ujore deri në 1 ha jo më pak se 20 mijë lekë në vit.

II. Për sipërfaqet ujore mbi 1 ha

Për zonat detare jo më pak se 1.2 lekë/m2/vit

Për zonat e ujërave të brendshme jo më pak se 2 lekë/m2/vit

Për liqenet e Ohrit, Shkodrës, Prespës së madhe, dhe asaj të vogël dhe Butrintit jo më pak se 5 lekë/m2/vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›