Qeveria ul tarifën e kullotave për blegtorët shqiptarë, nga 300 në 100 lekë
Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të ulur tarifën e pagesës për përdorimin e kullotave shtetërore nga blegtorët shqiptarë, nga 300 në 100 lekë.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky vendim merret në kuadrin e iniciativës së qeverisë për të ulur të gjitha tarifat e shërbimeve në 1 euro. Përmes këtij vendimi, qeveria synon të mbështesë dhe lehtësojë aktivitetin e blegtorëve shqiptarë.
13/05/2009