Qeveria vë në dispozicion 512 milionë lekë
18/03/2010 Miratohet vendimi për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme dëmshpërblimin e plotë për çdo familje që u përmbyt në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave ka vënë në dispozicion një shumë prej 512 milionë lekësh. Përllogaritjet janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarqeve dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti. Ky vendim u paralajmërua nga Kryeministri Sali Berisha tri ditë më parë, ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, fundjavën e kaluar deklaroi se Qeveria nuk ka para për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Berisha deklaroi se merret në përputhje me premtimin e Qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve. Sipas vendimit, shuma më e madhe e parave, rreth 498 milionë lekë shkon për Qarkun e Shkodrës, pasi edhe dëmet kanë qenë më të mëdha. Ndërsa rreth 14 milionë i kalojnë Qarkut të Lezhës. Vendimi saktëson se kryerja e pagesave për personat përfitues do të bëhet sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm. Por kreu i Qeverisë ka theksuar se përveç shumës që jepet në formë dëmshpërblimi, do të lëvrohen gjatë këtyre ditëve fonde të tjera të rëndësishme për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura. Ai kërkoi nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Transporteve që të vendosin si prioritete rindërtimin e argjinaturave, duke parë jo thjesht rregullimin, por rindërtim e plotë të tyre. Por përveç përmbytjeve, muajt e fundit u vu re rrëshqitja e tokës në disa zona të vendit. Berisha vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm faktin që nuk ka pasur humbje të jetëve njerëzore si nga përmbytjet, ashtu edhe nga rrëshqitjet e tokës.
KESH
Shuma e parave që është vënë në dispozicion të kompensimit të të prekurve nga përmbytjet përballohet nga Qeveria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Reshjet e shumta të shirave kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve hidrike në hidrocentrale, të cilat prej kohësh kanë punuar me kapacitet të plotë. Si pasojë e kësaj është mundësuar eksporti, është rritur ndjeshëm e rrjedhimisht edhe fitimet e KESH-it kanë qenë të konsiderueshme. Sipas Kryeministrit Berisha, vetëm gjatë ditës së martë janë prodhuar 29.2 milionë kilovat/orë energji. “Nga data 1 mars e gjer më sot, çdo ditë janë eksportuar mbi 14 milion1 kilovat/orë dhe me këto ritme që po ecën, pritet që eksporti i energjisë të kapë vlerat të paktën 1.2 miliardë kilovat/orë në tërësinë e vet brenda një viti”, deklaroi Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Qiraja e truallit shtetëror
Të gjithë ata që kanë në përdorim troje shtetërore, do të duhet t’i nënshtrohen një regjimi të ri në lidhje me taksën mbi të drejtën e përdorimit të këtij trualli. Këshilli i Ministrave shqyrtoi dje projektligjin e propozuar nga Ministria e Financave, sipas të cilit, ata të cilët kanë tokë shtetërore, përveç atyre që e përdorin për qëllime humanitare, në qoftë se nuk dëshirojnë ta blejnë, do të përgjigjen me rentë dhe një pjesë e rentës do t’u mbetet autoriteteve vendore, në çdo gjë. Sipas nismës, 20-25 për qind e të gjithë shumës që do të përfitohet do t’i kalojë autoriteteve vendore, ndërsa pjesa tjetër buxhetit të shtetit. Sipas Kryeministrit Berisha, në këtë mënyrë po avancon koncepti i rentës mbi truallin shtetëror.
Prokurimet publike
Qeveria ka miratuar dje vendimin, i cili ka synon të vendosë tarifa dhe rregulla të qarta për pagimin e ankesave që lidhen me procedurat e prokurimeve. Kryeministri Berisha, duke paraqitur këtë vendim, tha se “sado që Qeveria lufton për të bërë transparencën, për fat të keq, ka disa kompani të specializuara dhe jo për të kryer punët publike, por për të futur stërkëmbës në procesin e shqyrtimit të tenderëve. Imagjinoni që është arritur të ankohen edhe për veten e tyre”. Sipas tij, kur dikush e kuptoi se tenderi nuk dështonte, u detyrua të paraqesë ankesë për vetveten. Për të eliminuar këtë praktikë, Qeveria adaptoi përcaktimin e rregullave dhe tarifave që të mos ketë vetëpaditje.