Fier, 8000 automjete nuk kanë shlyer detyrimet ligjore
18/03/2010 Drejtoria e Shërbimit të Transportit: Lëvizin me dhe pa targa, targa të huaja ose false
FIER- Taks-Forca e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit në Fier do të nis gjatë javës tjetër një aksion për gjobitjen dhe bllokimin e të gjitha automjeteve të patarguara ose atyre, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet pranë kësaj drejtorie, por që qarkullojnë lirshëm në rrugët qytetëse dhe ndërqytetëse.
Shteti vs shtetit
Sipas punonjësve të Taks-Forcës me institucionet private ose individët, gjithçka është shumë më e lehtë sesa me automjetet e institucioneve shtetërore, pasi tek privatët nis procesi i bllokimit të këtyre mjeteve, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të bëhet, ose vështirësohet tek institucionet shtetërore. Dhjetëra automjete pa targa, me targa të huaja, por edhe të pashlyera nga ana e dokumentacionit ligjor në Drejtorinë rajonale të Shfrytëzimit të Automjeteve në Fier, sheh rrugëve të Fierit, automjete që i përkasin nga autoambulancat e spitaleve e deri tek institucionet shtetërore siç janë bashkitë, komunat etj. Janë rreth 8 mijë automjete nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet e tjera ndaj Drejtorisë rajonale të Shërbimit të Transportit Fier. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve u përkasin institucioneve shtetërore. Bëhet fjalë për taksa të papaguara që nga viti 2000. Kreu i Drejtorisë rajonale të Shërbimit të Transportit në Fier, Luan Baci, jo vetëm që ka publikuar listën me emrat e debitorëve, por ka deklaruar se në bazë të urdhrit të qeverisë ka nisur bllokimin e procedurave të targimit për shumë institucione që rezultojnë debitore. “Është një numër i madh makinash që nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet e tjera pranë institucionit tonë. Bëhet fjalë për 8 mijë të tilla. Ndër institucionet shtetërore që u janë shmangur detyrimeve është Bashkia Patos, kompania e naftës “Albpetrol”, si dhe dhjetëra komuna në Fier, Lushnjë dhe Mallakastër. Në këtë listë hyjnë edhe Ndërmarrja e Ujësjellësit, spitali rajonal i Fierit dhe ai i Lushnjës”, tha Luan Baci. Ai sqaron se kompania “Albpetrol” ka numrin më të madh të makinave me taksa të papaguara, ndërsa Bashkia e Patosit nuk ka paguar detyrimet për gjashtë mjete.“Kompania ‘Albpetrol’ ka 22 makina të tonazheve të ndryshme, për të cilat nuk ka paguar taksat që nga viti 2000. Shifra e borxhit shkon në disa milionë lekë. Specifika e makinave të kësaj kompanie lidhet me tonazhin e makinave, i cili në disa raste është shumë i madh e për rrjedhojë edhe taksat janë të larta, përfshi këtu edhe kamatën për vitet që nuk janë paguar”, sqaroi drejtori Luan Baci. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit në Fier pohoi se ka njoftuar zyrtarisht të gjitha institucionet debitore. “Në njoftimin institucional u është bërë i ditur edhe vendimi i Këshillit të Ministrave. Gjithashtu u është bërë i ditur edhe vendimi i bllokimit të çdo shërbimi për këto ndërmarrje deri në nisjen e procedurave të pagimit nga ana e tyre. Shuma e pavjelë nga taksat e këtyre makinave është e madhe dhe kjo do të rrisë së tepërmi treguesit financiare të drejtorisë sonë”, tha Luan Baci. Me automjetet që posedohen nga privatët, Drejtoria e Targave në Fier e ka më të lehtë, pasi me anën e Task-Forcës ka mundur që të bllokojë disa prej tyre, ndërkohë që një aksion pritet të zhvillohet ditët në vijim për këtë qëllim.