E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Markave dhe Patentave fton bizneset te mbrojne pronen e tyre intelektuale

Ndonese ka shume vite qe ushtrojne aktivitet bizneset shqiptare ende nuk e shfrytezojne sa duhet favorin e pronesise intelektuale. Deri më tani, zyrat e Drejtorisë së Markave e Patentave me shpesh vizitohen nga sipërmarrjet e huaja.

Biznese të regjisturara me të njëjtin emër gjejmë shpesh në vend. Sot, kur konkurenca është rritur sipërmarrësit po kërkojnë rrugëdalje dhe një nga këto është regjistrimi i markës së aktivitetit.
Mundësia nuk mungon, por në zyrën e markave dhe patentave ka pak biznese shqiptare të regjistruara.

Regjistrimi i markët mbron aktivitetin e një biznesi dhe i jep atij më shumë siguri. Shoqatat e sipërmarrësve ftuan sot bizneset të jenë më të kujdesshëm.

Perdorimi i pa autorizuar i një marke dënohet me një vit burg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›