Qeveria vendos afate për pagesën e tarifave për legalizimin e objekteve pa leje
Qytetarët kanë 30 ditë kohë për të shlyer detyrimet financiare
Eljona Ballhysa
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa ndryshime në vendimin për përcaktimin e tarifës së shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ndryshimet në vendim parashikojnë vendosjen e afateve të reja për qytetarët për të shlyer detyrimet financiare kundrejt Agjencisë së Legalizimeve për të gjithë shërbimin e bërë, që nga plotësimi i dosjes me dokumentacion teknik dhe hartografik, kalimi i pronësisë, dhënia e lejes së legalizimit e deri te regjistrimi fillestar i objektit pa leje. Në bazë të vendimit të djeshëm të qeverisë, qytetarët duhet që brenda një muaji pasi tërheqin formularin duhet të paguajnë në llogarinë bankare të hapur nga ALUIZNI tarifën e shërbimit, që kushton 4 mijë lekë, si dhe gjobat në rast se e kanë dorëzuar jashtë afatit formularin e vetëdeklarimit të objektit pa leje.
Vendimi
“Brenda një muaji nga pajisja me formularin e pagesës së tarifës së shërbimit, subjektet që do të vazhdojnë procedurat e legalizimit të objekteve pa leje apo shtesave informale në ndërtime me leje, do ta derdhin këtë pagesë në numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI”, - bëhet e ditur në vendimin e qeverisë. Në paketën financiare të miratuar pak kohë më parë nga qeveria bëhet e ditur se tarifa e shërbimit kushton vetëm 4 mijë lekë dhe është e pandryshueshme për çdo objekt të ndërtuar pa leje. Pra të gjithë qytetarët që kanë për të legalizuar një objekt pa leje duhet ta paguajnë këtë tarifë. Po kështu, në vendim parashikohet që përveç tarifës së shërbimit qytetarët duhet të paguajnë dhe gjobën në rast se kanë dorëzuar jashtë afateve të parashikuara formularin e vetëdeklarimit të objektit të ndërtuar pa leje. Gjoba për këtë është 10 lekë për metër katror për personat që kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit një muaj pas afatit dhe 20 lekë për metër katror personat që e kanë dorëzuar këtë formular 2 muaj jashtë afatit. “Subjektet që kanë vetëdeklaruar jashtë afateve ligjore të periudhës së vetëdeklarimit, së bashku me tarifën e shërbimit do të shlyejnë dhe sanksionet e parashikuara për këtë qëllim për llogari të ALUIZNI-t”, - bëhet e ditur në vendimin e qeverisë. Përveç tarifave të lartpërmendura qytetarët do të paguajnë dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë. Edhe kjo taksë do të paguhet brenda një periudhe prej 30 ditësh nga data e pajisjes me formularin e pagesës. Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet nga drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në përputhje me të dhënat ndërtimore të objektit informal. Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet duke ia referuar kostos mesatare vjetore të ndërtimit të banesave në m2 të publikuar nga Enti Kombëtar i Banesave në kohën e llogaritjes. Ndërsa për objektet me leje, por me shtesa informale, përqindja e taksës vendore të ndikimit në infrastrukturë do të aplikohet mbi vlerën e investimit të shtesës informale.
Tarifat
Në bazë të ligjit të legalizimeve, banorët që kanë objekte pa leje do të paguajnë për truallin e zënë. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi për një sipërfaqe deri në 100 m2 është 100 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 200 m2 çmimi është 150 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 300 m2 çmimi është 200 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 400 m2 çmimi është 300 mijë lekë të rinj dhe për sipërfaqe deri në 500 m2 pagesa është 400 mijë lekë të rinj. Ndërsa për parcelat ndërtimore që ndodhen brenda vijave të verdha, banorët do të paguajnë për sipërfaqe deri në 100 m2, 200 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 200 m2, 300 mijë lekë të rinj, për sipërfaqe deri në 300 m2, 400 mijë lekë të rinj dhe për sipërfaqe deri në 300 m2 banorët do të paguajnë sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.
Objektet e përziera
Në bazë të paketës financiare për objektet informale që kanë funksion social-ekonomik, vlera në lekë e parcelës ndërtimore do të llogaritet duke u bazuar në çmimin e tregut për m2 në momentin e kalimit të pronësisë. Për objektet informale me funksion të përzier, pra që përdoren për banim dhe për funksione ekonomike, për të llogaritur vlerën e parcelës ndërtimore do të aplikohet koeficienti i shfrytëzimit të banesës. Sipërfaqja që përdoret për banim do të paguhet me vlerat e parashikuara në ligjin e legalizimeve, ndërsa sipërfaqja që përdoret për aktivitete ekonomike do të paguhet sipas vlerës së tregut në momentin e kalimit të pronësisë.
Pagesat
Likuidimi i vlerës së parcelës ndërtimore do të bëhet menjëherë për të gjitha objektet me funksion social-ekonomik në numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI. Ndërsa për objektet informale me funksion banimi dhe funksion të përzier, likuidimi i parcelës ndërtimore mund të kryhet në disa mënyra. Në rast se pagesa kryhet menjëherë, pronari i objektit pa leje përfiton 20% zbritje të vlerës për sipërfaqen totale të parcelës. Një variant tjetër është pagesa brenda një viti me dy këste, ku kësti i parë të jetë jo më pak se 50% e vlerës, duke përfituar 10% zbritje në vlerën e këstit të dytë. ALUIZNI gjithashtu ka parashikuar dhe mundësinë e pagesës brenda tre viteve në rastet e pamundësisë së shlyerjes së këstit të dytë. Po kështu, për shlyerjen e pagesës së parcelës ndërtimore subjektet mund të përfitojnë nga skema e kreditimit bankar.
Tarifat
Banorët do të paguajnë për parcelën ndërtimore dhe kalimin e pronësisë
Banorët do të paguajnë për tarifën e shërbimit, që është 4 mijë lekë
Banorët do të paguajnë për taksën e ndikimit në infrastrukturë
Banorët do të paguajnë më tepër në rast se kanë plotësuar me vonesë formularin e vetëdeklarimit
4 Dhjetor 2008