E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në autostradë, ngjarja e dytë brenda pak ditësh

Zjarri i rënë sot në magazinat e firmës "Ardeno" shënon rastin e dytë para pak ditësh. Pesë ditë më parë një tjetër ndërmarrje e madhe biznesi është shkrumbuar në zonën industriale në autostradë. Bëhet fjalë për kompaninë "Henry" e cila trajtonte materiale hidro-sanitare. Edhe në këtë rast zjarri ka vijuar gjatë dhe pas 7 orësh zjarrfikësit kanë mundur që të shuajnë flakët gjigande. Dëmet në të dyja rastet ishin të pallogaritshme dhe për me tepër jane rrezikuar edhe bizneset e tjera pranë kësaj ndërmarrje, stacioni elektrik që furnizonte me energji të gjithë zonën dhe impiantet e gazit të vendosura prnë firmës "Ardeno".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›