E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: President para 2012? Nuk ka për të ndodhur

Kryeministri rus, Vladimir
Putin, ka përjashtuar çdo
mundësi për t‘u rikthyer
hershëm në postin e Presidentit të
vendit, edhe pse tashmë, sipas
ndryshimeve të fundit kushtetuese,
një gjë e tillë është më e
mundur se kurrë. Në një intervistë
për BBC-në, ai deklaroi se do të
priste deri në vitin 2012 për të rikandiduar,
pra do të respektonte
afatin ligjor për të rikandiduar sërish,
por sipas rregullave dhe jo më
parë. Kjo, sipas tij, nëse do të vendoste
që të rikandidonte, pasi
ende nuk e kishte marrë një vendim
të tillë. Përpjekjet e fundit të
Rusisë për të zgjatur mandatin
presidencial nga 4 në 6 vjet nxitën
spekulime se Putini po përgatiste
terrenin për t‘u rikthyer në krye të
institucionit të Presidencës, që aktualisht
ndodhet në duart e Dimitri
Medvedevit. Këtë vit ai përfundoi
edhe mandatin e dytë si President
i vendit, për t‘ia lënë rrugën
të lirë Medvedevit, i cili u zgjodh
President i Rusisë në muajin mars.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale
do të jenë në vitin 2012 dhe
sipas Putinit, deri atëherë të gjithë
duhet të përqendrohen te detyrat
e postit që kishin dhe se spekulimet
nuk mund të mbeteshin
veçse të tilla. Në intervistën e tij,
ai i paralajmëroi rusët për vështirësitë
ekonomike, me të cilat do
të përballen në vitin në vijim, por
njëherazi dha sigurinë se luhatjet
ekonomike nuk do të krahasohen
me ato të fillimviteve ‘90. "Do të
jetë një periudhë e vështirë
ekonomike për të gjithë botën, jo
vetëm për ne", ka thënë ai. "Rusët
i kujtojnë fort mirë vitet ‘90, kur
kishim probleme të mëdha
ekonomike, por edhe çështjen e
integritetit territorial të Rusisë. Industria
ndodhej në kolaps të plotë
e po ashtu edhe sistemi social. Sot
situata është shumë më ndryshe",
ka thënë Putin. Ai, ndër të tjera,
nënvizoi edhe shpresën që kishte
për të pasur marrëdhënie më të
mira me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe me Presidentin e ri
të saj, Obama, që do të hyjë zyrtarisht
në pushtet në 20 janarin e
ardhshëm. "Kur në një vend ka
ndryshime në pushtet, për më
tepër kur bëhet fjalë për një superfuqi
si Shtetet e Bashkuara, të
gjithë shpresojnë se ndryshimet
do të jenë pozitive", ka deklaruar
Putin. Ai u bëri thirrje edhe
vendeve fqinje që të paguanin
borxhet që u detyroheshin për
gazin dhe naftën, borxhe që kapin
shifrën e 2.5 miliardë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›