Qeveria vendos privatizimin e banesave të 195 familjeve të ish të përndjekurve politikë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për kthimin në fond banesash të disa objekteve të ish-kombinatit të Tekstileve, në Tiranë, të Ndërmarrjes mekanike-tekstili, Tiranë dhe të ish shkollës së Partisë, Tiranë”, në të cilat aktualisht banojnë 195 familje që i përkasin shtresës së ish- të përndjekurve politikë.
Në bazë të këtij vendimi, këto objekte do ti kalohen Entit Kombëtar të banesave, për fond banesash dhe privatizim, si zgjidhja më e mirë në ndihmë të këtyre familjeve, pasi këto godina e kishin humbur prej kohësh funksionin , për të cilin ishin ndërtuar.
18/06/2009