Kryeministri Berisha : Qeveria do të ulë moshën e pensionit me 5 vjet për të gjithë minatorët
-Ky vendim do të ketë fuqi prapavepruese dhe do të rrisë kategorinë e pensionit të minatorit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha ngarkoi ministritë përkatëse për të përgatitur vendimin për amendimin e ligjit për pensionet. Ky vendim do të ulë moshën e pensioneve për minatorët me 5 vjet, si dhe do të ketë fuqi prapavepruese, në mënyrë që të mbulojë të gjithë minatorët dhe ish minatorët shqiptarë.
Gjithashtu në bazë të këtij vendimi, pensionet e minatorëve do të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm për këtë kategori.
Ky vendim do të përmbushë një tjetër premtim të qeverisë për trajtimin e veçantë të minatorëve.
18/06/2009