E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet Strategjia Sektoriale e Transportit dhe plani i veprimit deri në vitin 2030

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe planin e veprimit deri në vitin 2030.

Sipas vendimit të Qeverisë, strategjia dhe plani i veprimit janë pjesë përbërëse e vendimit dhe do të shërbejnë si dokumente orientuese për masat që do të ndërmerren në sektorin e transportit deri në vitin 2030.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ministritë e institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në dokumentin strategjik.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›