E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeverisja e djathtë bullgare e nis mandatin me hetimin e korrupsionit masiv të majtistëve paraardhës

Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha të enjten (13 gusht) se i ka kërkuar zyrës së prokurorisë që të shpejtojë hetimet në rastet e abuzimit buxhetor nga qeveria e mëparshme. "Për vite janë vjelë teprica të mëdha dhe tani këto teprica kanë ikur dhe ne nuk kemi rrugë," u tha ai gazetarëve në përurimin e një seksioni të rinovuar prej 2.5 km rrugë në kryeqytetin bullgar. Shtetasit për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) e qendrës së djathtë, partia e Borisov, fitoi zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut me premtimet se zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar do të përballen me drejtësinë dhe se partia e tij do të rivendosë rendin e ligjit. Në dy javët e para që nga betimi i qeverisë së GERB më 27 korrik, ministra të ndryshëm kanë zbuluar raste të shumtë të mashtrimit dhe korrupsionit të mundshëm. Përveç humbjeve të drejtpërdrejta buxhetore nga shpërdorimi i detyrës, BE ngriu mbi gjysmë milionë euro në ndihmë financiare për Bullgarinë vitin e kaluar për shkak të dështimit të saj për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Një nga rastet më skandaloze u zbulua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal Rosen Plevneliev, i cili akuzoi paraardhësin e tij Asen Gagauzov për shpenzimin e 21 milionë euro për riparimet e ndërtesës së ministrisë pak përpara përfundimit të mandatit të tij. 2,250 euro për metër katror të paguara të vetmit ofrues në tenderin e prokurimit publik ishte disa herë më i lartë se çmimet e tregut. "Unë trashëgova një ministri që nuk paguan borxhet e veta, në një gjendje falimentimi dhe që nuk respekton rregullat e ndërtimit dhe çmimet e tregut," tha Plevneliev. E përditshmja me qendër në Sofje, Dnevnik njoftoi më parë këtë javë se hetimet kanë filluar për rastet e dyshuar për shkelje në ministritë e bujqësisë, transportit dhe atë sociale. I vetmi zyrtar i lartë që do të akuzohet për shpërdorim detyre që kur qeveria e re mori detyrën, është Stefan Jurukov, ish-kreu i agjensisë shtetërore të pyjeve të Bullgarisë. Ai është akuzuar për përfshirje të dyshuar në një shkëmbim toke që përfshinte pyjet pranë qytetit Sozopol në Detin e Zi. Marrëveshja ishte pjesë e një skeme më të gjerë që përfshinte marrëveshje të ngjashme të përfunduara këtë vit dhe të mëparshmin. "Akuzat janë ngritur kundër Jurukov dhe ai është ndaluar të lërë vendin," citoi Reuters të thoshte zëdhënësi i zyrës së prokurorisë. Një koalicion i anti-korrupsionit vlerësoi në një raport të fundit se Bullgaria kishte humbur rreth 4 miliardë euro gjatë mandatit katër-vjeçar të qeverisë së mëparshme për shkak të këtyre shkëmbimeve të tokave. Duke e përshkruar mandatin e kabinetit të tij si të suksesshëm, ish-Kryeministri Sergej Stanishev po këmbëngul se vendi është në formë mjaft të mirë financiare dhe se qeveria e tij përfshiu amortizues të mjaftueshëm në buxhet për të përballuar problemet e krizës ekonomike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›