Koment/A ka kush ti ndalë provokimet e Serbisë kunder Kosovës?
Administrata e UNMIK-ut i legalizoi strukturat ilegale paralele serbe, ndërsa, misoni i EULEXI-it ka marrë për detyrë si duket ta zbatojë planin famoz gjashtë pikësh të Ban Ki Munit i cili në fakt do të thotë ndarje të Kosovës. Struktura e EULEX-it ka disa kohë që është duke bërë negociata më Beogradin për draft-marrveshjën e protokollit policor, pa përfshirjën e institucioneve shtetërore të Kosovës.Organët tona shtetërore në vend që të kundërshtojnë çdo gjë që bëhet pa praninë e tyre, po heshtin si shumë herë deri me tash. Beogradi zyrtar është duke i realizuar interesat një nga një.Së pari, BE-ja e cila ishte dashu ti ndihmon Kosovës, po i ndihmon Serbisë, një shteti deri dje gjenocidial, ndërsa sot i pa reformuar.Qytetarët e Serbisë që nga janari i vitit 2010 nuk do të kënë nevojë për viza për në shtetet evropiane. Së dyti, KE-ja nisi serish hetimet gjoja për transplatim organësh nga ona e pjestarëve të UÇK-së në Burrel të Shqipërisë. Së treti, BE-ja, EULEX-i dhe ICO-ja si struktura prezente në Kosovë, po i lejojnë për të dytën hërë mbajtjën e zgjedhjve të Serbisë në Kosovë. Zgjedhjët dyta po mbahen pas zyrtarizmit të pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo ofensivë diplomatike e Serbisë e ndihmuar nga BE-ja po bëhet pikërisht në kohën kur në shtator pritet që Kosova para GJND-së ta mbrojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është një tjetër agresion i cili nuk po pengohet nga askush. Serbia po sillët dhe po vepron sikur Kosovën e ka bashqe të babës. Nuk u pënguan zgjedhjet e Serbisë të 11 majit të vitit të kaluar, dhe nuk u penguan të zhvillohen as këto të 16 gushtit për Prishtinë dhe Pejë. Atëherë bie pyetja cili na qenka shteti ynë, a mos ky shtet po i ngjan dhe po e ndjekë farsën e vet. Të mbahen zgjedhje të një shteti tjetër brenda territorit të Kosovës, nuk mund të përceptohet nga mendja e shëndoshë. Por, kështu vjen puna kur çështja e funksionimit të strukturave ilegale paralele serbe kurrë deri me tash nuk vu në rendin e ditës të Parlamentit të Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit. Sikur të ishte punuar më shumë në shpërbërjen e këtyre strukturave sigurisht se do të kishin një situatë shumë më të favorshme politike. Ende veriu i Mitrovicës po kontrollohet nga politika e Beogradit. Strukturat paralele atje bashkë me shërbimet sekrete serbe po e bëjnë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre. Institucinet tona shtetërore por edhe opozita shumë pak janë duke bërë për ta ndryshuar gjendjen faktike në terren.
Ne Shterpcë dhe në Novobërdë serbët lokalë ka një vit që konstituan organet e pushtetit lokal të dala nga zgjedhjet e 11 majit. Është dashur të mendohet se radikalët serbë edhe do t´i zbatojnë politikat e tyre. Qeveria e Kosovës, këto zhvillime negative të radikalëve serbë në Shtërpcë dhe Novobërda i përcolli në heshtje. Nëse u pranua zyrtarizimi i Kosovës nga shumica e vendeve që aderojnë në BE, dhe nga Amerika mike, atëherë është e pakuptueshme funksionimi i strukturave ilegale serbe. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet që dalin nga ajo duhet të vihen njëherë e mirë në veprim në mbarë territorin e vendit. Plani i Ahtisarit të cilin nuk po e pranojnë minoriteti serb, gati sa nuk i barazon ata më shqiptarët si entitet shtetformues. Ofensiva diplomatike e Serbisë po shkon në disa drejtime. 1.Për të bllokuar njohjen e metutjeshme ndërkombëtare të Kosovës. 2.Për të kërkuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. 3 Përpjekja tjetër e presidentit serb, Boris Tadiq është krijimi i Serbisë së Madhe, të cilën gjë e kam potencuar disa herë në shkrimet e mia.Veriu i Mitrovicës i ndarë , enklavat serbe në kufij me Serbinë dhe krijimi i mini territoreve në mbrendi të Kosovës janë mëtim i kahmotshëm serb për ndarjen e vendit tonë. Kur kësaj i shtojmë edhe marrëveshjen e brishtë të Dejtonit për Bosnje, atëherë apetitet shoveniste serbe për krijimin e Serbisë së Madhe gjithnjë e më shumë po rriten, edhe nese dikujt kjo që po e them i duket absurditet. Gazeta prestigjioze londineze “Indepedent” në numrin e fundit ndër të tjera shkruan së: “Bosnja është duke u shkatërruar dhe se Evropa nuk ka ndonjë strategji për Bosnjen”...
...