E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te semuret mendore filtrim permes sistemit te referimit

Do te jete mjeku i familjes i cili do ti identifikoje dhe orientoje keta paciente drejt marrjes se sherbimit mjekesor me te specializuar. Itinerari i cdo pacienti i cili dyshohet per semundje mendore do te filloje me vizite mjekesore prane mjekut te familjes me pas bazuar edhe ne diagnozen e percaktuar nga hallkat e tjera te sistemit ky pacient mund te trajtohet ne shtepi komunitare apo ne spitale psikiatrike. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate konferences se trete te shendetit mendor deklaroi planin per perfshirjen e ketij sherbimi ne paketen baze te shendetit paresor. Kreu i shendetesise u ndal gjithashtu ne fuqizimin e sistemit te referimit per dhenien e nje kujdesi me te specializuar kesaj kategorie pacientesh.

Semundja

Sipas ministrit Vasili shendeti mendor eshte nje ceshtje qe shkakton interes dhe kureshtje nder profesionistet e shendetit. Rrjeti i sherbimeve te shendetit mendor ne Shqiperi po shtrihet fuqishem ne nivelin paresor te kujdesit shendetesor sepse gjithnje e me shume partnere te interesuar po behen pjese e veprimeve te Ministrise se Shendetesise per me shume sherbime cilesore te shendetit mendor.

Ne kemi hyre ne rrugen e pakthyeshme ku sherbimet e shendetit mendor ofrohen nga ekipe multidisiplinare me qellim trajtimin e pacienteve sa me prane shtepise te jete e mundur ne nje rrjet sherbimesh komunitare dhe me shtreter te cilat funksionojne ne menyre te integruar dhe te vazhduar. Te gjitha keto jane pjese e nje procesi te gjate perfshirjeje te partnereve tane vendas profesionisteve nga i gjithe vendi por edhe te nje suporti te vazhdueshem nga ekspertiza dhe fondet nderkombetare - ka theksuar z. Vasili.

Nderkohe qe vitet e fundit sherbimet psikiatrike jane per ti kthyer ato nga sherbime te centralizuara spitalore me mision kryesisht kurativ ne nje rrjet sherbimesh te decentralizuara me mision parandalimin trajtimin dhe rehabilitimin e semundjeve mendore.

Planet

Po dje kreu i shendetesise Vasili prezantoi edhe nismat qe do te ndermarre dikasteri qe ai drejton ku fillimisht puna do te nise me hartimin e projektligjit te ri ku behet e ditur se tashme eshte ngarkuar nje grup pune i perbere nga specialiste te fushave perkatese qe po hartojne projektligjin dhe nje nder misionet e kesaj konference eshte edhe konsultimi i ligjit me partneret e sektorit qeveritar dhe jo qeveritar. Gjithashtu po rishikohet plani i veprimit qe synon pasqyrimin e nje konteksti te ri te shendetit mendor per planifikimin dhe buxhetimin e sherbimeve.

Perfshirja e shendetit mendor ne Paketen Baze te Kujdesit te Shendetit Paresor do te thote se mjeku i familjes tashme ka ne detyrat e veta edhe kujdesin nepermjet diktimit te hershem referimit dhe trajtimit mbajtes te shendetit mendor te popullatave ne ngarkim. Ne kete menyre rritet aksesi i popullsise ne sherbimet e shendetit mendor si edhe permiresohet kost-eficienca e rrjetit te sherbimeve.

Ne kuader te reformave si menaxhimi i ri i sistemit sistemi i referimit te pacientit edukimi ne vazhdim racionalizimi i sherbimeve dhe fondeve ne shendetesi decentralizimi rajonal protokollet dhe kostot e sherbimit pa dyshim qe do te ndikojne pozitivisht ne fuqizimin e rrjetit te sherbimeve permiresimin e cilesise se tyre te menaxhimit te burimeve dhe te qendrueshmerise se tyre teknike e financiare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›