Si te pergatitni makinen per udhetime te gjata

Nese po beheni gati per nje udhetim te gjate me veturen tuaj ja disa keshilla te cmueshme per pergatitjen e vetures per nje rruge te rehatshme e te sigurt.
Para se te niseni per rruge eshte mire qe veturen tuaj ta lini per disa dite tek ndonje servis i autorizuar per nje kontroll komplet. Por meqe kjo menyre eshte e gjate dhe relativisht e shtrenjte atehere gjerat mund ti merrni vete ne duart tuaja ti beni keto kontrolle ne veturen tuaj.
Ja disa nga kontrollet e domosdoshme qe duhet tia beni vetures suaj para se te niseni per nje rruge te gjate
-shikojeni nivelin e vajit te motorit e nese deri ne ate moment keni kaluar 5.000 km me ate vaj preferohet ta nderroni teresisht me vaj te ri
-shikojeni nivelin e likuidit ne sistemin e frenimit
-shikojeni sasine e likuidit per ftohjen e motorit e nese motori juaj nxehet shpesh duhet patjeter ta dergoni veturen ne servis
-testoni sistemin per fshirjen e xhamave fshesat dhe ujin ne pompen e fshesave
-testimi me i rendesishem lidhet me pneumatiket gomat dhe nese ata jane te harxhuar preferohet nderrimi i se paku dy prej tyre por ne te njejtin bosht.
Mos harroni ta shihni edhe gjendjen e gomes rezerve. Dhe nese me vete do te keni shume valixhe preferohet qe te gjithe pneumatiket te fryhen per rreth 0.3 bar me shume sesa e thone rregullat
- shikojeni gjendjen e amortizatoreve dhe nese me ta keni kaluar me shume se 50 mije kilometra duhet te konsultoheni me automekanikun
Pas ketyre kontrolleve vetura juaj eshte e gatshme per rruge te gjata.
Hapi pasues eshte sesi te ngarkohen valixhet. Duhet te kini kujdes per baraspeshen e vetures kur i ngarkoni gjerat tuaja gjerat me te renda vendosini ne fillim edhe ate sa me ne mes te vetures e me pastaj gjerat me te lehta. Duhet te kini kujdes sesi i palosni valixhet dhe gjerat tjera sepse nese rruges do tju duhet goma rezerve atehere duhet te keni mundesi qe ta merrni ate sa me lehte.
Dhe pasi ti jeni permbajtur ketyre rregullave ju jeni ta gatshem per nje udhetim te sigurt me veturen tuaj. Rruge te mbare
Kontrolloni gomat
Para dimrit duhet te kontrollohen gomat posacerisht ne boshtet terheqese te kontrollohet akumulatori kualiteti i antifrizit dhe te hidhet glicerine ne brava. Bora akulli dhe temperaturat nen zero tanime i kemi provuar sepse vecme jemi ne dimer.
Gjeja e pare qe duhet bere eshte te kontrollohen gomat se ne cfare gjendje jane. Fryni ato ne nivelin ne te cilin i pershkruan prodhuesi i automjetit e me pas kontrolloni thellesine e larave.
Sipas rregullave ne fuqi minimumi eshte dy milimetra por ne kushtet dimerore kjo nuk mjafton edhe aq. Me goma te shlyera neper bore jo vetem qe eshte e veshtiresuar per shkak te rreshqitjes se vazhdueshme por edhe e rrezikshme. Prandaj eshte me se miri te blihen se paku nje pale goma te reja.
Kete gje e kane te qarte ata te cilet tanime kane pasur aksidente ne siperfaqe te rreshqitshme sepse kane vozitur goma te shpenzuara. Sa per rikujtim rruga e ndalimit ne bore me goma kualitative nganjehere eshte dyfish me e shkurter sesa kur gomat jane te shpenzuara.
Automobilat ne te ardhmen do te komunikojne mes veti
Kompanite udheheqese evropiane ne fushen e automobilizmit elektronikes dhe softuerit kane prezantuar ne Gjermani rezultatet e projektit hulumtues i cili pergatit automobilat qe ne te ardhmen te mund te komunikojne mes veti dhe te paralajmerojne vozitesit ne situata kritike.
Mundesia e bartjes se besueshme te shumices se informatave te rendesishme brenda nje te qindes se sekondes u mundeson pjesemarresve ne komunikacion qe te lidhen mes veti por edhe me infrastrukture. Ne rast te prishjes ne veture ajo bart koordinatat e sakta se ku gjendet cka mundeson shmangien e cfaredo situate kritike te veturave te tjera sic eshte frenimi i pernjehershem.