E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveritari i mashtrimit publik

Ka fakte pa fund qe provojne se genjeshtra eshte bere menyre veprimi jo vetem per kete qeveri por edhe per qeverisjet dhe opozitat e meparshme te Berishes. shte genjyer dhe genjehet per gjithcka per gjera te medha dhe te vogla.


Genjeshtra perdoret per te fshehur te vertetat nga publiku per te shantazhuar apo percare kundershtaret per te perfituar avantazhe politike.


Por edhe pse mund te perfitosh ne nje cast vjen nje moment kur e verteta kundersulmon duke ndeshkuar pa meshire. Nje gje e tille ka ndodhur me ate qe ka mbetur ne histori si tragjedia e fajdeve shqiptare permbysja e te cilave u pasua edhe nga rrenimi i shtetit.


Tashme ish bashkepunetore te afert te Sali Berishes deshmitare nga brenda zyres se tij sikunder gazetari Mero Baze deshmojne se Sali Berisha ka qene avokati me i madh i aktivitetit te fajdeve duke hedhur poshte rrenen vulgare te propagandes se tij se fajdet qene nje komplot komunist.


Per vite me radhe dhe vetem per hater te pushtetit dhe duke injoruar paralajmerimet e nderkombetareve Berisha toleroi te vloje ne zemer te ekonomise vullkanin e fajdeve qe do te sillte me vone shkaterrimin e shtetit dhe te jeteve te jo pak shqiptareve.


Dhe po per hater te pushtetit te tij i njejti Berishe vendosi te vepronte kunder fajdeve kur ishte shume vone. Dhe perseri me ane te genjeshtres dhe mashtrimit te publikut.


Qe vite me pare jane publikuar dokumente qe provojne se FMN dhe Banka Boterore kishin nisur te paralajmeronin autoritetet shqiptare per rrezikun qe paraqisnin piramidat financiare qysh ne vitin 1994.


Por ato u injoruan me koshience te plote nga Presidenti i Republikes i asaj kohe gjithnje me vizionin e qarte se fajdet me parajsen e rreme ekonomike qe krijonin ne publik ishin nje mjet i mire per ti zgjatur jeten nje pushteti qe spushonte se percuari mesazhe se me te fitojne te gjithe.


Nje politike qe Berisha e mbrojti me kembengulje deri ne fund te vitit 1996 pra deri atehere kur katastrofa ishte thuajse nje fatalitet.


Madje edhe kur nga qarqe te antikrimit italian nisen te behen publike dyshime mbi perdorimin e skemave piramidale per pastrimin e parave Berisha por edhe ish ministri i brendshem Halit Shamata nxituan te pergenjeshtrojne dyshimet e ngritura. Vete Berisha perjashtoi kategorikisht nje gje te tille duke deklaruar me nje fraze amorfe se parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote.


Ishte nje konfirmim qe i bere ne vjeshten e vitit 1996 nxiti edhe me shume shqiptaret te investonin kursimet e jetes se tyre ne piramidat financiare. Pa deklarime te tilla sa dinake aq edhe te papergjegjshme qe mashtruan publikun katastrofa financiare do te kish qene shume me e vogel.


Ishte kunderofensiva e Berishes ne mbrojtje te fajdeve ishte ky mashtrim publik i bere per qellime pushteti qe pengoi shtetin te vepronte me ne kohe kunder se keqes kur sishte aq e thelle.


Nje pengim qe solli nje katastrofe totale financiare per shqiptaret. Edhe gabim po te ishte akti eshte nje nga ato qe Jozef Fushe i quante me te renda se nje krim. Si te gjithe vendimmarrjet e gabuara qeverisese qe ndikojne ne jeten e miliona njerezve. Berisha nuk eshte pergjigjur asnjehere per nje gabim te tille para ligjit.


Sepse ka qendruar dhe qendron mbi ligjin. Por ne fakt nuk ishte nje gabim. Ishte nje kalkulim cinik nje mashtrim per qellime pushteti. Ishim ende ne momentet kur Berisha ky maniak i pushtetit besonte se fajdet i sherbenin ende qendrimit te tij ne pushtet.


Por do te kalonin vetem pak muaj dhe Berisha do te kuptonte se pushteti mund te shpetohej vetem duke dale nga spiralja e llahtarshme e fajdeve. Po si i behet qe te mashtronin tashme te mashtruarit pra publikun Si i behej qe njerezit qe nuk i kishin dekurajuar por qe perkundrazi i kishin inkurajuar dinakerisht te investonin ne fajde te mos ngriheshin kunder pushtetit


Si perhere zgjidhja u gjet te genjeshtra te mashtrimi i publikut. Dhe pikerisht kete deshmon edhe Mero Baze ne librin e tij Viti 97.
Ja episodi skandaloz per te cilin do te flasim.


Jemi ne fillim te janarit 1997 kur Berisha ishte i vendosur ti godiste piramidat. Por si Si mund te veprohet kunder boseve te piramidave qe kishin financuar edhe fushaten e PD deri edhe libra per kultin e Berishes pa shkaktuar revolte popullore


I kerkon mendim edhe Mero Bazes si duhet te veprojne. Dhe eshte ky i fundit qe rrefen se i sugjeroi te prodhojne nje lajm per humbje parash apo keqadministrim qe njerezit te revoltohen. Shume mire....Te themi se leket kane ikur jashte - kish shtuar Presidenti i Republikes. Mekanizmi i mashtrimit publik ishte vene perseri ne levizje. Nga vete kreu i shtetit.


Dhe po Baze rrefen se te nesermen Berisha kish avancuar aq shume ne menyren si do prodhonte ate lajm sa ishte krim ta ndalje. Ma thoshte disa here se duhet ta shkruaja ate lajmin dhe une qeshja.


Pastaj u dorezua. Beje vete tha me ne fund. Degjo jane larguar 130 milione dollare nga Vlora. Dhe kur Baze i kerkon nje konfirmim zyrtar per ta bere mashtrimin me te besueshem Berisha sugjeron Thuaj burime zyrtare.


Pastaj po pati nevoje nxjerr Halit Shamaten une. Shamata ishte ministri i brendshem. Presidenti i plotfuqishem kish mundesi te vinte gjithe shtetin ne sherbim te mashtrimit publik. Monstra e genjeshtres ishte rritur nen emrin e demokracise


Dhe Baze e prodhoi dhe e transmetoi ne VOA lajmin mbi gjoja largimin nga Shqiperia te nje motoskafi me mbi 130 milione USD ne bord. Ne kete episod skandaloz mashtrimi te publikut nga Presidenti i Republikes gjen edhe qeverisjen me ane te genjeshtres dhe jo me ane te se vertetes gjen edhe manipulimin publik si edhe kufomen e medias se lire shnderrimin e saj ne nje gjuhe te genjeshtrave qeveritare.


Shkurt gjen gjithcka eshte tipike per pushtete mashtruese dhe totalitare.
Ne thelb mashtrimi i orkestruar nga Berisha ne fillim te vitit 1997 i sapo rrefyer nga Baze eshte i njejte me te themi mashtrimin hitlerian te opinionit publik qe do te justifikonte agresionin nazist mbi Poloni.


Ca ushtare SS u veshen me uniforma polake dhe simuluan nje agresion mbi nje radiostacion gjerman duke vrare edhe ca viktima qe ne fakt ishin te burgosur kampesh perqendrimi.


shte ekzaktesisht i njejti mekanizem i paturpshem cinik dhe i tmerrshem dezinformimi. Hitleri donte te justifikonte sulmin mbi Polonine ndersa Berisha sulmin mbi boset e piramidave.


Gjermanet e pane se ku i coi nje pushtet dhe nje lider i tille qe e bazon fitoren te forca e mashtrimit dhe e genjeshtres. Shqiptaret e provuan gjithashtu me ferrin e vitit 97 se cdo te thote ta lesh fatin ne duart e lidereve mashtrues.

Por disa prej tyre u mashtruan perseri nga propagandat e ethshme dhe te genjeshterta se Berisha ka ndryshuar. Dhe perseri nje lider genjeshtar si Berisha eshte ne pushtet duke pergatitur tragjedi te tjera. Si Gerdeci.


Por ai eshte sot ne pushtet edhe pse ka arritur qe ta shnderroje ne piramide mashtruese edhe krejt sistemin zgjedhjeve ku votat nuk numerohen por grabiten. Prandaj e pengon transparencen duke futur ne loje edhe kushtetuten dhe gjykatat. Kjo piramide elektorale eshte ne rrenje te gjithe korrupsioneve qe po shperthejne keto kohe ne syte e publikut.


Por ne rast se shqiptaret do te ishin dakord qe te qeveriseshin nga mashtrues dhe genjeshtare te sprovuar atehere duhet ti qahen vetem budallallekut te tyre kur te gjenden perseri te mashtruar.

Marre me shkurtime nga Res Publica

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›