E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverite Shqiperi-SHBA, pak per informatizimin

Nevoja per permiresimin e metejshme te teknologjise se informimit ka mbledhur bashke ne nje marreveshje mirekuptimi qeverine e Shqiperise dhe qeverine e Shteteve te Bashkuara, permes Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID). Nepermjet ketij memorandumi, i cili u firmos nga pala shqiptare prej zv/kryeministrit, Genc Pollo, qeveria amerikane i ofron mbeshtetje Shqiperise edhe per periudhen ne vazhdim ne fushen e zhvillimit te teknologjise dhe informacionit. Memorandumi u nenshkrua dy dite para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, ku palet kane rene dakord per vazhdimesine e projekteve.

Permes kesaj marreveshjeje, USAID-i ka rene dakord te ofroje asistence teknike ne mbeshtetje te permiresimit te sektorit te TIK-ut ne Shqiperi. Qeveria e Shqiperise do te siguroje krijimin e kushteve te kerkuara, per zhvillimin e sektorit TIK ne vend.

Memorandumi u nenshkrua ne Keshillin e Ministrave dhe ne ceremoni moren pjese perfaqesues te kompanive qe ofrojne sherbime telekomunikimi, qe ofrojne sherbime zeri, transferim te dhenash dhe sherbime interneti ne mbare vendin. Drejtoresha e Misionit te USAID-it ne Shqiperi, Roberta Mahoni, tha se: "USAID-i beson se, shtyrja perpara e Shqiperise drejt integrimit evropian mbetet ne varesi te ndertimit te nje infrastrukture TIK te klasit boteror, qe te mund te perdoret prej qytetareve, bizneseve dhe qeverise".

Zhvillimi i sektorit TIK eshte nje motor i rendesishem per zhvillimin e ekonomise kombetare. Pervec kesaj, nepermjet projektit te internetit ne shkolla dhe ne nje sere projektesh te tjera qe lidhen me ofrimin e sherbimeve te qeverise per qytetaret, sic jane prokurimet elektronike, tatimet elektronike dhe regjistrimi i biznesit ne kohe reale (online), Qeveria e Shqiperise po perdor teknologjine e informacionit dhe te komunikimit per te permiresuar arsimin dhe eficiencen e operacioneve te qeverise, ne menyre qe te mund t'u sherbeje me mire qytetareve. "Partneriteti me USAID-in, ka luajtur nje rol vendimtar dhe eshte shume i vleresueshem ne zbatimin dhe ne krijimin e qendrueshmerise se projekteve ne sektorin TIK dhe do te doja edhe nje here t'ju shprehja falenderimin tim, per ndihmen tuaj te cmuar", - tha gjate ceremonise zevendeskryeministri, Genc Pollo.

Projektet e USAID per permiresimin e teknologjise se informacionit

Memorandumi i Mirekuptimi do te mundesoje vazhdimesine e nje fokusi afatgjate te USAID-it, qe te kontribuoje ne permiresimin e infrastruktures se Shqiperise me nje theksim te vecante ne lehtesimin e zhvillimit te teknologjise moderne, te politikave dhe te procedurave per zbatim ne fushen e shendetesise, te arsimit, te zhvillimit ekonomik dhe te qeverisjes vendore. Gjate kater viteve te fundit, eshte realizuar ngritja dhe venia ne funksionim e Agjencise Kombetare te Shoqerise se informacionit, mbeshtetja per projekte te rendesishme te infrastruktures, sherbimet on line, modernizimi i administrates me keto instrumente. Te tille mund te permend krijimin e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, krijimin e nje sistemi te ri modern identiteti bazuar ne kete regjister, permes leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike, eshte miratuar ligji per komunikimet elektronike, po modernizohet sistemi i adresave, sherbimet on line te taksave dhe prokurimeve publike, zhvillimi i sistemeve informative dhe administrimit te bazes se te dhenave ne sektorin e shendetit publik, ne dogana, e fundit ishte ASYCUDA World. Nevoja dhe rrethanat kombetare do te jene faktore te rendesishem per zhvillimin e shoqerise se informacionit, teknologjia do te kontribuoje ne konsolidimin e administrates publike dhe institucioneve shteterore, do te jete faktor vendimmarres ne procesin e decentralizimit dhe qeverisjes lokale. Gjithashtu, ka projekte te medha e te rendesishme qe perfshijne perdorimin e teknologjise se informacionit. Krahas Qendres Kombetare te Regjistrimit te Bizneseve, qe eshte ngritur dhe funksionon, pak jave me pare u inaugurua nga kryeministri edhe Qendra Kombetare e Licencimit, e mbeshtetur nga Sfida e Mijevjecarit, ashtu sic punojme per regjistrimin e planifikimit te territorit dhe sistemin elektronik te gjykatave administrative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›