E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiellgërvishtëset kanë lidhje me krizat financiare

Share

Ka një lidhje mes ndërtimit të qiellgërvishtësve dhe krizave financiare. Në këtë përfundim arrin një studim i Barclays Capital. Sipas BBC, shembujt më të mirë janë ai i Empire State Building, që u ndërtua ndërsa Depresioni i Madh ishte në rrugë e sipër. Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa u ndërtua pak përpara krizës në Dubai, që desh e çoi atë në falimentim.

Kina është aktualisht ndërtuesi më i madh i qiellgërvishtësve në botë, thotë banka Barclays.

India po ashtu ka 14 qiellgërvishtëse në ndërtim e sipër.

Në studim thuhet se qiellgërvishtësja e parë në botë, Equitable Life, u ndërtua në New York në vitin 1873 dhe koincidoi me një recesion 5 vjeçar. Ajo u shkatërrua në vitin 1912.

Po kështu Willis Tower në Chicago u ndërtua në vitin 1974, që përkoi me një krizë të fortë të naftës dhe dollarit.

Kurse Petronas Tower në Malajzi u ndërtuan pikërisht në periudhën e krizës financiare në Azi.

Tani investitorët mund të kenë pak frikë sepse Kina është në radhë. Ajo po ndërton 53 përqind të qiellgërvishtësve në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›