E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Qielli pikon yje' në Arenën e Cirkut

Sonte, ora 18.00, në Cirkun e Metropolit shfaqet premiera "Qielli pikon yje", me regji të Kiço Londos. Kjo është premiera e dytë, që shfaqet me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Cirkut Shqiptar, pas "Të kalosh ylberin", shfaqur më 17 dhjetor.

Në skenën e cirkut sonte zhvillohen numrat: "Vertikale me rrëshqitje" nga Fatos Alla, "Litari" nga Fitnete Duro, "Xhongler me topa" nga Sokrat Buzo, "Shkalla e ekuilibrit" nga Xhejms Kodra, "Dyshe force" nga Fiqiri Luli dhe Sabina Troshku.
Numrat me kafshë realizohen nga Alush Iljani, kurse ato të kllounatës nga Vilson Gjonçaj dhe Novruz Hyseni.

Të tjerë numra për spektatorin ekzekutohen nga: Bajram Kurti, Fatos Roshi, Halil Minxholli, Kujtim Dumi, Pavli Sallata, Ali Jucja, Stela Blloshmi dhe akrobatet Klaudia Duro, Loreta Lika, Brunilda Koka dhe Rubin Zuna.
Koreograf Llaqi Nako, skenograf Albana Rexha, kostumografe Morena Vata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›