E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra lëkundje sizmike regjistrohen në Japoni

Nga këto lëkundje mësohet se janë plagosur shtatë persona dhe shumë shtëpi kanë pësuar dëme materiale. ''Ky tërmet, më i fuqishmi, u regjistrua sot në orën 08:45 jo shumë larg gadishullit Izu, 100 kilometra nga Tokio dhe në një thellësi prej 21 kilometrash'', theksoi instituti gjeologjik amerikan USGS.      Në qytetin Ito u plagosën shtatë persona, prej të cilëve dhe një 78-vjeçar, njoftuan përfaqësuesit bashkiakë. Rreth 20 shtëpi u dëmtuan.      Qindra lëkundje tërmeti u ndjenë që prej ditës së djeshme në gadishullin Izu, ku trafiku hekurudhor u ndërpre për një kohë të shkurtër.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›