Rritja e energjisë, Beqja: Berisha “dhuratë” për krizën
“Sali Berisha garantoi dje se do të kompensojë çmimin e energjisë, por shqiptarët nuk i besojnë më gënjeshtrave të përvitshme për kompensime që nuk realizohen kurrë. Sali Berisha u tall dje edhe me prodhuesit shqiptar. Sipas tij “rritja është jo e përfillshme për industritë. Por prodhuesit e industrisë shqiptare e kanë parë vendimin e ERE-e që e rrit çmimin e energjisë me 15 – 20 %. Kjo është dhurata antikrizë që Sali Berisha i bën industrisë shqiptare”, u shpreh Beqja.Deputeti socialiste tha se “kjo është dhurata e qeverisë së Sali Berishës për familjet shqiptare dhe për sipërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha shqiptare. Por, dje Sali Berisha e bëri të qartë se fatura e vitit 2010 do të jetë edhe më e shtrenjtë. Viti i ri që po troket do të ketë më shumë probleme se ky vit që po mbyllim”.