E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Elbasan: Në 2010-ën, kulmi i krizës

Sipas numrit një të selisë rozë, ekonomia shqiptare ndodhet në një situatë tepër kritike. Ai fajësoi qeverinë, që sipas tij, nuk ka menaxhuar si duhet situatën, gjë që ka rënduar ekonominë e vendit.“Viti 2010 do të jetë viti i shpërthimit të krizës. Ne e paralajmëruam Berishën, por ai nuk i dëgjoi këmbanat tona dhe ato të FMN-së. Ekonomia shqiptare ndodhet në një rënie agresive. Do vijojë zhvlerësimi i lekut, ndërkohe që qeveria s’ka më fonde për ndihmën ekonomike”, u shpreh Rama në fjalën e tij.Kreu i Partisë Socialiste theksoi se kjo situatë ka ardhur për shkak të monopoleve të krijuara në treg nga qeveria, e cila sipas tij, ka vendosur ligjin e xhunglës për çështjen e pronave.“Kjo është krizë e një kapitalizmi pa demokraci, pa institucione. Duhet një treg ku vendos konkurrenca. Nga ana tjetër, Shqipëria është dërrmuar nga papunësia”, nënvizoi Edi Rama.Më tej ai e ka vënë theksin tek situata politike, për të cilën ka akuzuar kryeministrin Berisha se po hedh baltë dhe ofendime ndaj opozitës, si dhe ka përsëritur apelin e zakonshëm: “Berisha, hap kutitë ose largohu!”                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›