E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra mijëra pakistanezë largohen nga shtëpitë e tyre


Në Pakistan qindra mijëra njerëz janë detyruar sërish të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të vërshimeve të lumit Indus. Në jug të vendit kanë shpërthyer disa diga të tjera të këtij lumi. Vetëm në qytetin Thatta janë larguar nga shtëpitë e tyre deri tani 2,3 milionë banorë, bëri të ditur udhëheqësi i forcave të ndihmës në provincën Sindh. Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë sërish thirrje gjermanëve për ndihma, me argumentimin se vetëm paratë e shtetit nuk mjaftojnë. "Ne të gjithë kemi parë ditët e fundit pamje të tmerrshme nga Pakistani. Një rajon me hapësirë sa Gjermania gjendet nën ujë. 15 milionë njerëz janë prekur prej vërshimeve. Pa ndihma ndërkombëtare Pakistani nuk mund t'i zgjidhë problemet e shumta për rindërtimin e vendit", theksoi Merkel, në fjalimin e saj javor. Sipas saj, mbështetja e viktimave në Pakistan ndihmon edhe luftën kundër terroristëve. "Nuk duhet t'i lejojmë ekstremistët e El Kaidës dhe të talibanëve që të shfrytëzojnë hapësirën për të vepruar", deklaroi kancerlarja gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›