Ferguson: Rooney ishte vetvetja

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte i lumtur me fitoren e lartë të skuadrës së tij ndaj West Hamit në Old Trafford.
"Ishte paraqitje shumë, shumë e mirë. Posedimi ynë ishte i mirë dhe kemi mundur të shënojmë më shumë. Goli i parë i hapi dyert, ne është dashur të presim deri atëherë, por nuk ndaluam së luajturi futboll".
"Paraqitja e Rooneyt ishte e mirë, ai u kënaq me lojën, ishte plot energji. Ai nuk ka luajtur shumë kohëve të fundit, por tani mu duk se ishte vetvetja", tha Ferguson.