E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipro i shpëton falimentit, arrihet marrëveshja për 10 miliardë

25-03-2013 / Gazeta 55

Nuk do të ketë taksa për kursimet por një ristrukturim bankar dhe ndarje për depozitat që kalojnë e shifrave prej 100 mijë eurove. Marrëveshja e arritur gjatë natës ndërmjet ministrave të financës të Bashkimit Europian dhe Qipros për të shpëtuar ishullin nga falimentimi ruan depozitat e nivelit mesatar por godet rëndë ata që kanë depozita të mëdha. Presidenti i euro-grupit ka premtuar se asnjë nga masat e marra nuk do të prekë kursimet nën kuotën e 100 mijë eurove. Sipas tij arritja e marrëveshjes ka të bëjë me ruajtjen e depozitave në brendësi të Bashkimit Europian. Ndër të tjera marrëveshja përfshin edhe likuidimin e bankës Laiki, instituti i dytë më i rëndësishëm bankar në vend. Mendohet se do të jetë rreth 40 për qind shuma e mbledhur nga depozitat e kësaj banke që do shkojë për mbushjen e deficitit. Gjithashtu edhe Banka e Qipros do të ristrukturohet dhe në këtë rast likuidimet do të shkojnë për plotësimin e deficitit. Nikozia do të marrë pjesën e parë të një pakete prej 10 miliard eurosh në fillim të muajit maj, si dhe do të krijohet një grup pune specifik për të shpëtuar ekonominë qipriote.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›