Hyn në fuqi ligji për sigurimet shëndetësore
Shërbim falas dhe në spitalet private pasi ISKSH të lidhë kontratat
Pajisuni me libreze shëndetësore. Është i vetmi dokument qe garanton se jeni te siguruar dhe ne spitalet publike mund te merrni shërbim pa paguar faturat.
Siguracioni pritet të mbulojë edhe shërbime të caktuara në spitale private.
Të paktën këtë synon ligji i ri i sigurimeve shëndetësore i cili ka hyrë në fuqi më 24 mars, por për të përfituar të mirat e tij duhet pritur ende. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor duhet të përcaktojë paketat e shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë qytetarët dhe më pas të lidhë kontratat. Aktualisht libreza shëndetësore është e vlefshme vetëm në publik. Ata persona që janë në marrëdhënie pune duhet të paguajnë për shëndetin 3.4% të pagës, ndërsa për shtresat në nevojë sigurimet shëndetësore mbulohen nga shteti.