Rusi avokati vret 6 koleget e tij
Një gjykatë në Moskë ka vendosur të mbajë nën arrest avokatin rus 30 vjecar I cili vrau gjashtë kolegë të tij në firmën farmaceutike ku punonte, në kryeqytetin rus. Gjykatësi I cështjes I ka lënë kohë prokurorisë dy muaj për të hartuar akuzat dhe për të mbledhur provat. Para se të hynte në sallën e gjyqit Dimitri Vinogradov ka shprehur keqardhje për vrasjet. Ai ka qëllluar mbi kolegët e tij teksa ata ishin ulur në tyrezat e punës dhe më pas është dorëzuar. Mediat ruse kanë shkruar se vrasësi kishte pesë ditë që dehej pas ndarjes nga e dashura që punonte në të njëjtën firmë. Por ajo nuk ka qenë ndër viktimat. Sipas prokurorisë ka qenë urrejtja për njerëzit dhe përfundimi I një historie dashurie që ka detyruar avokatin 30 vjecar që të vrasë kolegët e tij. I armatosur me një pistoletë dhe një pushkë ai ka thënë se është frymëzuar nga Breivik, autori I masakrës në ishullin Utoia, në Norvegji. Në rrjetet sociale ai kishte publikuar fraza të tilla si “E urrej shoqërinë dhe të jem pjesë e saj. Policët të cilët e arrestuan kanë konfirmuar objektivin e tij, të vriste sa më shumë persona që ishte e mundur.