Shqiperia shembull ne luften kunder korrupsionit hapa te sigurte drejt integrimit
Shqipëria është shembulli i vendit që përjetoi pasojat e tranzicionit post komunist dhe hedhjes së hapave të sigurtë drejt integrimit në Bashkimit evropian duke u përpjekur seriozisht në luftën kundër korrupsionit.
Konferenca “ Bilanci i bashkëpunimit 3 vjeçar mes qeverisë shqiptare, Këshillit të Evropës e Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit” zbardhi disa nga arritjet në këtë fushë dhe kjo u konkretizua me fjalët e vetë përfaqësuesve të këtyre institucioneve ndërkombëtare.
“Është përgjegjëesia juaj të përqendroheni në reformat pas heqjes së imunitetve. Është përgjegjësia juaj të implementoni planin e veprimit antikorrupsion”-theksoi Sekui.
Ndërsa Zv. Sekretarja e përgjithshme e këshillit të evropës Gabriela Battaini-Dragoni vlerësoi si të suksesshëm bashkëpunimin e arritur gjatë këtyre tre viteve nëpërmjet programit pameka, programit kundër korrupsionit në Shqipëri,. Shembull konkret është heqja e imunetit për deputetët ku politika shqiptare dha shembullin se di të ecë përpara tha znj.Battiani – Dragoni.
Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha nënvizoi se janë marrë një sërë masash që sot tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet që nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj kryesor, lufta ndaj korrupsionit.
Projekti paka ka filluar në shtator të vitit 2009. është një project 40 mujor kryesisht i financuar nga BE dhe i implementuar nga KE. Në 15 vitet e fundit rreth 150 milionë euro të taksapaguesve të BE-së janë përcaktuar për financimin e reformave për rendin dhe ligjin në Shqipëri.