E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg presidentit te Fenerbaces. Rebelohen tifozet

Incidente të dhunshme kanë shpërthyer mes tifozëve të Fenerbache dhe forcave të policisë, pas njoftimit se një gjykatë turke vendosi burgosjen e presidentit të klubit kampion. Aziz Yildirim është burgosur për shkak të përfshirjes në trukimet e rezultateve, si pasojë e një hetimi që mund të rezultojë edhe me heqjen e titullit kampion për klubin.

Yildirim është dërguar në spital për trajtim mjekësor, pasi prokurorët kërkuan dënimin me burg për të, por vendimi i gjykatës është kompletuar të dielën kur ai është shoqëruar në burg. Yildirim bashkohet kështu me 25 persona të tjerë të shoqëruar nga policia, me akuzën e manipulimit të 19 ndeshjesh. CNN-i turk ka bërë të ditur se Yildirim akuzohet për fiksim rezultatesh dhe drejtimin e një grupi ilegal.

Shumë tifozë të Fenerbahce janë grumbulluar përpara gjykatës në Besiktas për të pritur vendimin, dhe pasi njoftimit kanë shpërthyer tërbimin e tyre ndaj policisë dhe gazetarëve. Federata turke e Futbollit pritet të reagojë shumë shpejt në lidhje me këtë çështje. Ndër sanksioneve të mundshme kundër Fenerbahce është humbja e titullit, përjashtimi nga kupat europiane, zbritja një kategori më poshtë.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur 8 armë të palicensuara gjatë kontrolleve të kryera. Ndër 61 të shoqëruar nga policia në total, 35 janë lëshuar, por ende nuk dihet nëse ata do të përballen me akuza të tjera.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›