Silverstone Ferrari rikthehet tek fitorja

Gati 9 muaj nga suksesi i fundit në Kore 2010, Ferrari kthehet të fitojë një Çmim të Madh të Formula 1. Silverstone ka qenë pista e duhur për skuderinë italiane dhe Fernando Alonson që èshtë ngjitur në shkallën më të lartë të podit anglez, në përfundim të një performance fantastike. Spanjolli ka përfituar edhe nga një problem në pit-stopin e dytë të Sebastian Vettel.
Në pistën legjendare, ku ekzaktësisht 60- vjet më parë Ferrari ka arritur fitoren e parë me Jose Froilan Gonzalez, dy herë kampioni i botës ka fiksuar suksesin e 216. Spanjolli ka zhvilluar një garë pa gabime, sidomos në fillim kur kushtet e pistës ishin shqetësuese.
Sidoqoftë deciziv ishte problemi në pit-stop i Vettel. Gjermani humbi sekonda të çmuara, duke arritur në fund të marrë një vend të dytë, gjithësesi të luftuar, pasi kampionit të botës i është dashur të mbrohet nga Mark Vebber, që në xhiron e fundit është këshilluar nga skuderia të heqë dorë nga sulmi dhe të mbajë vendin e tretë. Në Silverstone spektaklin e vërtetë e kanë dhënë Felipe Massa e Leuis Hamilton.
Një sfidë entuziazmuese, deri edhe në kontakte në kthesat e fundit. Anglezi i nisur nga vendi i dhjetë e ka mbyllur garën në vendin e 4, pikërisht para brazilianit. Zhgënjyese prova e Jenson Button, që është detyruar të braktisë garën për shkak të një problemi.
Për Alonso kjo është fitorja e 27 në karrierë që e ngjit spanjollin në vendin e tretë me 112 pikë, vetëm 12 distanca larg Vebber, ndërsa duket i paarritshëm Vettel me 204 pikë.
Eno Skarço