Topalli-Schulte Gjermania aleat strategjik i Shqiperise ne rrugen drejt evropes

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua sot me deputetin e Bundestagut gjerman Bernhard Schulte i cili tha se tha se ndihet shume i gezuar qe vjen ne Shqiperi ku takimi me realitetin eshte impresionues dhe krejt i ndryshem nga perceptimet qe krijohen kur ndodhesh jashte tij. Duke i percjelle kryeparlamentares pershendetjet e perzemerta ne emer te kryetarit te Parlamentit gjerman Lammert Schulte u shpreh se atmosferen evropiane ne Shqiperi e ka prekur cdo moment te vizites se tij dhe shtoi se shqiptaret me heqjen e vizave kane te gjitha arsyet te ndihen te respektuar dhe shume prane Evropes. Ndersa kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania eshte nje aleat strategjik per Shqiperine dhe integrimin e saj evropian si dhe donatori kryesor ne Bashkimin Evropian per reformat ekonomike te Shqiperise. Sipas saj kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia vend anetar i NATO-s po jeton momente te paharrueshme te vendimit historik te heqjes se vizave. Shqiperia - u shpreh ajo - vendi qe ka perjetuar izolimin nje shekullor dhe diktaturen me te eger te komunizmit ne Evrope sot ndihet e konsideruar ne identitetin e saj evropian pasi rrenjet e saj te lashta historike dhe kulturore i perkasin ketij kontinenti. Duke iu referuar dhe qendrimeve te lidereve evropiane kryetarja e Kuvendit ritheksoi se Evropa nuk mund te jete e kompletuar pa anetaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian- tha ajo. Me tej biseda mes tyre u perqendrua ne programin e bursave per te rinjte praktikante ne Bundestagun gjerman ku deputeti Bernhard Schulte vleresoi vecanerisht cilesite dhe standardet e kultures se konkurrenteve shqiptare. Pas takimit te dy personalitetet zhvilluan edhe nje konference te perbashket per shtyp. Kryeparlamentarja gjeti rastin te shprehe falenderimet te saj per rolin dhe kontributin e Gjermanise per mbeshtetjen ne liberalizimin e vizave. E falenderova ne menyre te vecante dhe per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise per heqjen e vizave per mbeshtetjen qe ajo ka dhene edhe permes deputeteve te saj ne Parlamentit Europian por edhe ne vendimin e qeverise se 27 vendeve te BE-se- tha Topalli. Nga ana e tij deputeti i bundestagut gjerman Schulte u shpreh se Shqiperia fale qeverisjes se mire eshte duhet hedhur hapa galopante drejt integrimit ne BE. Sipas tij vendimi per heqjen e vizave ishte i merituar. Ne kemi mundur te konstatojme gjate ketij qendrimi se sa te gezuar jane njerezit per liberalizimin e vizave dhe gjithashtu ne kemi bindjen se dhe drejtimi aktual i vendit eshte duke bere hapat e duhura per te ecur perpara pra per te bere hapin tjeter qe eshte pranimi ne Bashkimin Europian- tha deputeti gjerman Bernhard Schulte.
...