E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta Edi Rama shkaktoi krize artificiale per te bllokuar integrimin. Mbart nje linje politike te neveritshme

19-11-2010 / Gazeta 55

Akuza te drejtperdrejta dhe njeherazi nje kritike publike per ate qe kryetari i socialisteve instrumentalizoi per me shume se 1 vit me radhe duke kontestuar zgjedhjet e 2009-es dhe me tendence te qarte per te bllokuar integrimin e vendit.
Zv/kryeministri dhe njeherazi kreu i LSI-se Ilir Meta ka deklaruar sot se opozita ka ndermarre nje aksion anti kombetar por edhe pse nuk bllokuan vizat pasojat jane mos marrja e statusit te vendit kandidat. Inkoherenca ka qene vazhdimisht e pranishme. Duket qarte qe dhe vete opozita ka qene e bindur qe kerkesa e saj ka qene anti-kushtetuese dhe anti ligjore dhe eshte mbajtur si kerkese ultimative per te demtuar proceset integruese te Shqiperise per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar dhe marrjen e statusit te vendit kandidat- eshte shprehur kreu i LSI-se Ilir Meta. Me keto fjale kryetari i LSI-se Ilir Meta ka komentuar qendrimin e ri te socialisteve per terheqjen nga fletet e votimit ne hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Meta fajesoi direkt Edi Ramen si shkaktarin e krizes artificiale te krijuar ne vend qe bllokoi dhe marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE. Ai e cilesoi kete sjellje te Edi Rames si te neveritshme. Insistues eshte shfaqur kreu i LSI dhe per fillimin e punes se reformes elektorale. Duke permendur nevojen urgjente per ndryshimin e kodit elektoral Meta beri serish pergjegjes kryesocialistin Edi Rama per antikushtetueshmerine e ketij ligji. Edhe keto probleme te cilat jane pranuar qe kane ardhur nga zgjedhjet e fundit ne radhe te pare jane pergjegjesi e vete Edi Rames natyrisht dhe Partise Demokratike dhe sigurisht qe eshte detyrimi i te gjithve qe tani te zhvillojme me shpejtesi reformen zgjedhore dhe te permiresojme kodin zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR- tha me tej zv/kryeministri Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›