E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita seshte ne gjendje te organizoje as interpelancen me Berishen

19-11-2010 / Gazeta 55

Deputeti social Erjon Bracen genjeu dje kur tha se ka skaduar afati ne nje kohe kur rregullorja e Kuvendit parashikon zhvillimin e interpelances me 22 nentor pra 3 jave pas depozitimit te kerkeses e cila i eshte dorezuar parlamentit me 1 Nentor

Partia Socialiste seshte ne gjendje te debatoje me kryeministrin Sali Berisha permes nje interpelance parlamentare e kerkuar kjo nga opozita ditet e fundit. Por edhe pse kerkesa eshte depozituar ne Kuvend dhe eshte ne pritje te organizimit te interpelances socialistet ne mungese te theksuar alternative po genjejne duke thene se skadoi afati ne nje kohe kur dita e fundit per zhvillimin e debatit eshte me 22 nentor. Ne nje njoftim per shtyp te Drejtorise se Seancave Plenare te Kuvendit thuhet se ky fakt pergenjeshtron me force deklaratat abuzive te qellimshme dhe te perseritura te deputetit Brace. Ne seancen e djeshme plenare deputeti i PS-se Erion Brace genjeu publikisht kur deklaroi se ka skaduar afati kushtetues per zhvillimin e interpelances se kerkuar prej tij me Kryeministrin Sali Berisha- thuhet ne njoftim. Lidhur me kete ceshtje Kuvendi sqaron se deputeti Brace ka depozituar kerkesen per interpelance prane zyres se Protokollit te Kuvendit te Shqiperise ne daten 1 nentor 2012. Ne baze te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise neni 96 pika 3 percaktohet se me perjashtim te rasteve kur ne kete Rregullore parashikohet ndryshe interpelancat paraqiten ne Kuvend cdo te marte deri ne oren 14.00 dhe parashikohet te zhvillohen ne seancen plenare qe zhvillohet tri te henat pasardhese nga data e paraqitjes- thuhet ne njoftimin e Drejtorise se Seancave Plenare te Kuvendit te Shqiperise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›