Qirjako: 124 dosjet me hipotekë brenda 30 ditësh
TIRANË- 124 dosjet e pallateve shumëkatësh, për të cilët Bashkia e Tiranës dha pak ditë më parë lejet e shfrytëzimit do të pajisen me hipotekë brenda 30 ditësh, nga momenti i aplikimit nga ana e ndërtuesit.
Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Arben Qirjako bën të ditur për NEWS24 se janë marrë masa që paisja me hipotekë e këtyre objekteve të bëhet brenda një kohe të shkurtër.
“Ne presim sot të vijë zyrtarisht depozitimi i 124 dosjeve përkatëse, të cilat kanë marrë leje shfrytëzimi nga Bashkia Tiranë. Kuptohet që me depozitimin e këtyre dosjeve është një volum shumë i madh pune, por është bërë organizimi i përshtatshëm brenda Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës dhe me aplikimin e këtyre subjekteve, të cilët kanë marrë leje shfrytëzimi ne shpresojmë që brenda afatit kohor prej tre ditësh, këto dosje të marrin certifikatat e pronësisë. Në këtë moment unë po bëj edhe një thirrje për subjektet që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrimin e dosjeve të tyre, të cilat sapo kanë marrë leje shfrytëzimi”,- sqaroi drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Arben Qirjako.
Paisja me hipotekë e 124 objekteve në Tiranë do të clirojë një kapital të konsiderueshëm për ekonominë e vendit ,që do ti shërbejë jo vetëm qytetarëve, por edhe sistemit bankar.
“124 firma ndërtimi, të cilët tashmë kanë mundësinë dhe lirinë për të marrë kredi të tjera ose për të shlyer kreditë e tyre nga fakti i hipotekimit të godinave të tyre që i pengonte deri më sot të ishin më transparente dhe më të besueshëm ndaj sistemit bankar. Gjithashtu do të doja të përgëzoja rreth 10 mijë banorë ose mbi tre mijë familje ,të cilat kanë dokumentet e pronësisë dhe që për bijtë e tyre tani kanë një kolateral për të marrë kredi të reja, për tu zgjeruar, për të marrë apartamente dhe për të blerë apartamente të reja. Se ajo cka është kryesorja e këtij procesi nuk është më shumë fakti se po futen 1.5 deri në 2 miliardë kapital financiar në sistemin e pasurive të paluajtshme. Por, është fakti se më shumë se 30 mijë familje do të kenë mundësinë të marrin një apartament të dytë për fëmijët e tyre, për vajzat e tyre, për djemt e tyre të rinj, të cilët ishin të pamundur për të marrë dhe për t'iu afruar sistemit bankar sepse nuk kishin një kolateral”, - u shpreh ndërtuesi Avenir Kika.
Ndërtuesit bëjnë të ditur gjithashtu se një tjetër nismë që pritet të zgjidhë problemin e hipotekimit të apartamenteve në Tiranë është edhe projektligji i ri që po hartohet nga ministria e Drejtësisë dhe që është diskutuar me grupet e interesit. Drafti parashikon që ndërtuesit të regjistrojnë objektin që në momentin që paisen me leje ndërtimi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)