Ligji për mbetjet, Komisioni Parlamentar rrëzon dekretin e Topit
TIRANË- Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin ka debatuar sërish për ligjin e importit të mbetjeve, ndërsa ka rrëzuar dekretin e Presidentit Bamir Topi për ta rikthyer atë për shqyrtim në Parlament.
Ambientalistët dhe opozita e kanë konsideruar një ligj të rrezikshëm, ndërsa kanë deklaruar se do të bëjnë referendum popullor
Deputeti Besnik Bare theksoi se situata në vend e mbetjeve është kritike, ndërkohë që Konventa e Bazelit përcakton se përparësi duhet të kenë mbetjet në vend për t’u ricikluar, ndërkohë BE nuk detyron pasjen e nenit 49.
Zv/ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Taulant Bino deklaroi se pasja e këtij neni ndihmon industrinë e riciklimit. Aktualisht, sipas tij, kjo industri shfrytëzon vetëm 10-30 % të mbetjeve në vend për riciklim.
“Ligji është në përputhje me direktivat evropiane dhe legjislacionin e vendeve fqinje. Shqipëria e shikon këtë çështje të integruar me Bashkimin Evropian dhe vendet fqinje", nënvizoi Bino.
(e.m/BalkanWeb)