Edhe Polonia me përmendore të Reaganit

Ish-presidenti i Polonisë, Lech Valesa, zbuloi në Varshavë një statujë të ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan, në një ceremoni nderimi të ish-presidentit amerikan, për kontributin e tij frymëzues në rënien e komunizmit në Poloni.
Valesa tha se Polonia nuk do të ishte sot e lirë pa Reaganin.
Ronald Reagan ishte president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe ai mbahet mend për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Bashkimit Sovjetik.
Statuja e bronzit 3 metra e gjysmë e lartë është vendosur në qendër të Varshavës.
Ajo e paraqet Reagan duke buzëqeshur në një moment historik të mirënjohur, në qershor të vitit 1987, kur ai mbajti një fjalim në Berlin, gjatë të cilit i bëri sfidë presidentit të asaj kohe të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachov, me thënien e famshme “rrëzoje atë mur”, duke ju referuar Murit të Berlinit.