E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quagliarella në formë jetësore

Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella beson se është duke kaluar formën më të mirë në karrierë.

Edhe pse nuk është titullar i sigurt, Quagliarella është realizatori më i mirë i Bianconerëve me gjashtë gola në pesë paraqitje nga formacioni bazë këtë stinor. Ai realizoi het-trik në fitoren 6-1 ndaj Pescarës të dielën duke krijuar mesatare prej një goli çdo 65 minuta.

“Nuk befasohem që kam shënuar shpesh. Ndoshta ky është momenti më i mirë i karrierës time. Ndihem i fuqishëm, madje edhe më tepër para lëndimit të janarit të vitit të shkuar”, deklaroi ai për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›