E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalke mbërthen Bajernin në krye

Shalke 04 ka arritur të fitojë 1-0 përballë Borusias së Munshengladbahut në ndeshjen e fundit të javës së këtërt të Bundesligas gjermane. Skuadra e Feliks Magat ka shënuar golin e vetëm në minutën e 64-ët me anë të spanjollit Raul pas asistit të Huntelar. Me këtë tre pikësh, Shalke është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Bajerni, që ka një golavarazh më të mirë. Në ndeshjen tjetër të ditës, Hanover dhe Mainc kanë barazuar 1-1. Skuadra e Lalës ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Maic në 7 pikë. Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk ka qenë as në stol në sfidën e djeshme të Hanoverit të tij.

Rezultatet

Hanover – Mainc 1-1

Shalke – Borusia M 1-0

Freigurg – Volfsburg 3-0

Hamburg – Këln 3-4

Hofenheim – Verder 1-2

K’Lautern – Bajern 0-3

Nurenberg – Augsburg 1-0

Leverkuesen – Dortmund 0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›