Qumështi i infektuar, gjurmë melamine në Korenë e Jugut

Vazhdojnë kontrollet në vende të ndryshme pas skandalin me qymështin e infektuar në Kinë.
Gjurmë të Melaminës janë gjetur në Korenë e Jugut në disa lloj karamelesh dhe cokollatash me qumësht, importuar nga stabilimenti Nestle.
lajmin e ka dhënë agjencia për sigurinë e Ushqimit KFDA.
Në Australi gjurmë melaminë janë gjetur në cajin me qumësht të markës Kirin, e importuar nga Kina.