E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini: Jo plan evropian urgjence

Ministri gjerman i Ekonomisë, Michael Glos e hodhi poshtë idenë e një plani shpëtimi evropian për bankat në një intervistë të dhënë sot disa orë përpara zhvillimit të një minisamiti evropuian që ka si synim të sigurojë opinionin dhe tregjet.

"Një plan evropian urgjence, si ai që po diskutohet aktualisht nga bankat, është një diversion në raport me atë që ato vetë duhet të zbatojnë", tha ministri në një intervistë që do të botohet  në gazetën  "Bild am Sonntag".

Bankat duhet "vënë në zbatim aktualisht masa për të rivendosur besimin reciprok", sipas Glos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›