Nisma serbe, zyrtarët kosovarë ndoshta jashtë debatit

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Miguel D'Escoto Brockmann, tha se zyrtarët e Kosovës mund të mos lejohen të marrin pjesë në debatin ku do diskutohet nisma serbe.
Serbia ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme që të dërgojë para drejtësisë ndërkombëtare çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Disa nga vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës kanë kërkuar që Kosova të marrë pjesë në debatin që do zhvillohet më 8 tetor, meqë është e prekur drejtpërsëdrejti.