E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Maqedonia duhet ta njohë Kosovës

Ambasadori i ri amerikan, Filip Riker gjatë vizitës në Tetovë është takuar me liderët e dy partive më të mëdha shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Ambasadori amerikan Filip Riker pas takimit me dy liderët shqiptarë theksoi se procesimi i rasteve të Hagës është çështje e ndjeshme.

Sipas tij, për SHBA-të është e një rëndësie të veçantë integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai theksoi se njohja e Kosovës është një veprim i rëndësishëm që duhet ta bëjë Maqedonia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›