Qumështin e përditshëm jepna sot
Vështirë mundet ta harrojnë shqipëtarët periudhën kur duhet të zgjoheshin ne 3 apo 4 të mëngjesit për të siguruar qumësht, sigurisht pasi edhe kishin mbajtur rradhë të gjata nëpër dyqanet shtetërore për orë të tëra. Sot sigurisht skena ka ndryshuar, madje aktorët kanë ndryshuar edhe rolet, ku shitësit tashmë të shumtë duhet të zgjohen ato në 3 apo 4 të mëngjesit për të siell qumësht tek njerëzit. Sigurisht që sott ë mjafton të zbresësh deri poshtë shtëpisë për të blerë një kuti me qumësht edhe me formate të dnryshmë qofshin këto 1l apo 1.5l. Por pa harruar edhe ato që pas viteve 90 filluan të shpërndanin qumësht nëpër familjet e ndryshme në kryeqytet duke siell atë qumësht shum të dëshiruar dhe të kërkuar nga çdo kush.
Ylli Malja, 40 vjeç nga fshati Tapiz, ai tregon për Shekullin arsyet që e bëjnë atë të shes qumësht në kryeqytet dhe ditën e tij prej furnitori qumeshti nëpër familje. Kam 21 vjet që shpërndaj qumësht në Tiranë e kam filluar këtë fill pas prishjes së kooperativave bujqësore, pasi më përpara ishte e pamundur nga sistemi i kohës. Por megjithatë jam marrë me blegtori në familje qysh në moshë të vogël dhe e kam pasion. Ai tregon se arsyeja kryesore që e shtyn atë dhe shumë të tjerë si ai që ta tregtojnë qumështin në tiranë nuk është ana ekonomike por edhe mungesa e një pike grumbullimi të qumështit në zonën kua to jetojnë. Në vitin 1994 u ndërtua një pik grumbullimi në Tapiz dhe pjesa më e madhe e qumështit shkonte aty, por pas viteve të vështira të 97-ës kjo pikë grumbullimi u prish dhe të gjith fermerët u detyruan që prodhimin e qumështit ta shisnin në qytete. Tashmë pika e gumbrullimit për ne është vetëm në Zallherr, por edhe nësë një fermer dëshiron ta çoj qumështin aty nuk i leverdis pasi i çmimi që ja blejnë në pikën e grumbullimit është gati 2 here më i vogël se ai që shitet nëpër familje.
Si Ylli janë edhe 60 të tjerë në zonën ku ai shpërndan qumësht dhe përkatësisht në zonën e Zogut të Zi dhe Don Boskos dhe Rruga Mine Peza. Ai shërben çdo 2 ditë nëpër 15 familje dhe të përkthyera në shishe qumështi të formatit 1.5l janë 20 shishe. Gjithashtu ditën që nuk shërben nëpër familje ai çon qumësht në një dyqan, janë afro 25 shishe që ai i dërgon, mëpas dyqani i rinxjerr edhe njëherë në shitje. Çmimi që kushton një shishe qumësht është 100 lek/1.5 litra. Një familje normale rurale nuk mundet të mbijetojë vetëm me shitjen e qumështit, për këtë arsyeje edhe unë kam 19 vjet që punoj is tapicjer në një firmë private pranë fshatit tim. Kjo punë më mundëson për të krijuar disa të ardhura të mjaftueshme, pasi vetëm me qumështin nuk ja dal dot. Megjithatë në 2 vitet e fundit ka rënë shum krkesa për qumësht, pasi rreth 5 vjet më parë kam pasur shum kërkesë të lartë për qumësht.
Dita ime fillon qysh ne 4 të mëngjesit, ku pasi zgjohem dhe haj bukë filloj të mjel lopën dhe qumështin e grumbulluar e hedh nëpër shishet që marr nëpër familje dhe nisem për në Tiranë. Pasi kryej shpërndarjen e qumështit, marr autobuzin apo furgonin dhe nisem sërisht për në Tapiz. Pasi lej në shtëpi shishet bosh të pastra të cilat i përdor për të mbushur qumësht, këto shishe mi kanë dhënë familjet, shkoj në punën tjetër tek firma ku punoj si tapicjer. Mbasdite kur kthehem nga puna, pushoj pak dhe mbasdite merrem prap me mieljen e lopës. Një lopë në ditë mundet të jap afro 15 litra, unë ndërkohë kam 4 lopë në shtëpi. Dikur para pak vitesh tregtoja edhe disa perime të cilat i mbillja vetë në shtëpi dhe kur bëja edhe këtë gjë më duhej të zgjohesha më herët, në 3 të mëngjesit për të siell edhe produktet në treg, për ti shitur ato dhe për të hikur, nuk prisja gjith ditën sa ti shisja të gjitha pasi ishin pak por i shisja me shumicë tek ndonjë tjeër aty i cili do ti rishiste.
Në fund ai tregon se kjo lloj pune ka ardhur në rënie vitet e fundit dhe ai ja atribun 2 fakteve:
- Rritja e kërkesës për qumështin me kutija apo amballazhime UHT dhe të pasterizuara. Ky qumësht vitet e fundit ka filluar të përdoret shumë pasi pika e fort e tyre qëndron pastërtia, ku konsumatori nuk ka nevojë ta zihej qumështin siç bën me atë që sjell fermeri çdo dit, por t api direkte pasi është i pasterizuar dhe kontrolluar.
- Problemet ekonomike që çdokush ka vitet e fundit, kryesisht në 2 vitet e fundit kërkesa ka rënë shum, por edhe çmimet jan ngritur pasi për shembull 1 vit mëparë e njejta shishe qumështi tregtohej 80 lek/l, dhe tani tregtohet 100 lek/l.
Për sa i përket cilësisë, ky lloj qumështi ka disa vlera ushqyese të cilat qumështi me kuti nuk mundet ti ofroj, por megjithatë në shum raste dhe shpesh herë është vën pikpyetja në lidhje me sigurinë e këtij qumështi, ku në jo pak rastë ka pasur abuzime të shumta me të. Unë jam i kujdeshëm në lidhje me sigurinë madje dhe familjarët, pasi për shembull shishja që është kryesorja për sigurinë e qumështit unë përkujdesem që ajo të jetë gjithmonë e pastër dhe sa më e re. Disa familje i vendosin një shenjë shishes si për shembull një fije peri tek gryka për ta njohur dhe me atë shishe duan që tja coj gjithmonë qumështin, të tjera më japin shishe të reja gjithmonë, etj.
Nuk ka trashëgimi kjo punë, pasi interesimi i brezave te ri është minimal, kjo vjen si pasoje edhe të futjes në treg të llojeve të reja të qumshtit (UHT), por edhe të largimit të vëmendjes nga punan ë bujqësi në ato të bizneseve të tjera jobujqësore. Fakti që unë sot shpërndaj qumësht është edhe se jam marrë me blegtori qysh në moshë të vogël, pasi nuk kisha tjetër me se të merresha, por sot të rinjtë kanë shumë gjera të tjera me se të merren. Megjithatë nevoja ekonomike e madhe mundet ti shty personat që këtë punë ta vazhdojnë edhe për disa vite të tjera.
